Fshati rrënojë i Tragjasit të vjetër

Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër është një monument i trashëgimisë kulturore në Tragjas, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës dhe padiskutim një prej destiancioneve më interesante për tu vizitur nga të apasionuarit e historisë dhe arkitekturës.
Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër dhe gjetjet arkeologjike përreth tij tregojnë ekzistencën e një qendre të banuar që në lashtësi.

Ky vendbanim i djegur tre herë dhe i shkatërruar plotësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, sot është një muze i hapur i lënë në harresë, një dëshmi e heshtur e së shkuarës. Megjithëse nuk banohet prej 60 vjetësh, brenda kufijve të fshatit spikatin qartë elementet përbërëse të tij: Një rrugë kryesore që e përshkon fshatin në gjithë gjatësinë e tij dhe silueta e rrënojave të banesave të dikurshme. Fshati me 300 shtëpi, shtrihet në një faqe kodrinore, sa piktoreske aq edhe strategjike.

Shtëpitë janë vendosur gati ngjitur me njëra-tjetrën dhe shquhen për modelimin e gjetur, racionalizimin, përshtatjen e mirë me terrenin, lëvizjen e theksuar të vëllimeve dhe monumentalitetin. Secila prej tyre paraqet arkitekturën e vendit dhe mjeshtërinë e njerëzve të thjeshtë, që i ndërtuan.

Discussion about this post

Related Posts