Fshati piktoresk i Prapashticës, ideal per të kaluar një ditë relaksuese

Natyra, gjithmonë është ajo që na nevojitet për t’u relaksuar e sidomos kur jeni të ngarkuar nga përditshmëria. Për të kaluar një ditë relaksi, me një pamje piktoreske, ju rekomandojmë ta vizitoni një ndër fshatrat më të bukura të kryeqytetit të Kosovës, Prapashtica.

Për të shkuar në Prapashticë, ju e keni edhe linjën e autobusit që ju shpie atje, por nëse doni të shkoni privatisht, ju duhet të keni një makinë, dhe për vetëm 30km nga qendra e qytetit të Prishtinës mund të shkoni në këtë fshat piktoresk me lartësi mbi detare prej 1020 m.

Nuk është zgjidhje e vetme makina, mundësi shumë e mirë per të shijuar udhëtimin deri atje, e keni edhe edhe bicikletën, do mahniteni nga bukuria natyrore.

Pamjen që ta jep fshati, porsa të arrini do të ju mbetet në kujtimet e juaja dhe me patjetër duhet të keni një smartphone apo aparat fotografik për të fotografuar, është mahnitëse.

Pasi të përfundoni me fotografi, mund të gjeni një vend që t’i poziciononi sendet tuaja për të kaluar një piknik të paharrueshëm. Nëse nuk doni të vdisni urie, kjo me nota humoristike, duhet patjetër të merrni ushqime me vete, pasi në këtë zonë nuk është hapuar ende asnjë restorant.

Gjithashtu, nëse jeni adhurues i ecjes nepër mal, këtë mundësi e keni aty. Shtigjet që janë mu në mes lisave të gjatë, janë tejet freskuese ku më pas do mund të shihni një rekë që rrjedhë në formë gjarpërore.

 

Nëse jeni motiçiklist dashës, këtu keni vendin ideal për ta ndjerë adrenalinën në maksimum dhe mund të bëni edhe gara, ashtu siç bëjnë grupe të organizuara të rinjsh.

Gjatë qëndrimit tuaj në fshat, do të shihni edhe bagëti lopësh e delesh, si dhe kuajsh e qe besa ta jep pamjen e një fshati të dikurshëm.

Ajri i pastërt, freskia dhe natyra pikoreske që do e përjetoni në këtë fshat, do t’ju bëjë të mos e harroni asnjëherë. Andaj, ju rekomandojmë që mos ta humbisni këtë mundësi.

Discussion about this post

Related Posts