Freskia e Bjeshkëve të Pejes, destinacion i dëshirueshëm

Të gjithë adhuruesit e natyrës së egër dhe njëkohësisht të bukur, mund t’ia vënë vehtes, cak të destinimit bjeshkëve që shtrihen në qytetin e Pejës. Peja, disponon me resurse të mëdha tërheqëse turistike, të cilat i kënaqin adhuruesit e natyrës së egër e të paprekur. Përpos atraksionit malor, adhuruesit e peshkimit mund ta bëjnë këtë duke qëndruar nëpër këtë zonë, ngase Drini i Bardhë dhe Lumbardhi, ofrojnë një spektër mundësish për disa llojeve të peshqëve të ujërave të ëmbla, ndërsa adhuruesve të avnturave të sporteve dimrore dhe verore do mbesin të mahnitur nga bukuritë e kanioneve, ujëvarave dhe terreneve të përshtatshme për skijim.

Dhe jo vetëm kaq, të padurueshmit për shijimin e qëndrimit në natyrë, do të gjejnë pushim ideal në brigjet e freskëta të lumenjve në ditët e nxehta të verës. Hapësira e Pejës në përgjithësi është e mbuluar me male dhe maja të pasura me pyje gjethërënëse dhe gjethëmbajtëse të gjelbërta, të cilat në vete fshehin pasuri të paparë për vizitorët dhe për adhuruesit e bimëve mjekuese. E çka është e rëndësishme në këtë pjesë, është prania e bollëshme e ujit. Reshjet vjetore mesatare janë 1000mm. Pjesa më e madhe e këtyre reshjeve bie në dimër në formë dëbore por edhe në formë të shiut. Trashësia e dëborës ofron kushte për skijim. Kjo trashësi shkon 1-2m, në lartësi 1200-2000m, me gjatësi shtigjesh 1-5 km. Vet ekspozicioni i këtyre terreneve, ofron kushtet e krijimit të shtresave kualitative të dëborës.

Prania e ujërave është vendimtare për çdo turizëm, andaj regjioni konsiderohet si rezervoar ujrash me prurje optimale nga lumenjtë e thellë që i japin pamje estetike me shumë ujvara, puse dhe gurra, si në numër ashtu edhe në përhapje të konsiderueshme. Uji i tyre është i kthjelltë si kristal, në të shumtën e rasteve i ftohtë por i pasur me peshkun e shijshëm Trofta. Megjithatë, rajoni i Rugovës mbetet një vend me klimë të përshtatshme në përgjithësi me verë të freskët që favorizon turizmin shtëpiak, atë të organizuar stacionar, shërues dhe sportivo-rekreativ si dhe ngjitje, marshim, shëtitje, vizita të monumenteve kulturohistorike, lëshim me paraglid, notim në liqenin e Liqenatit dhe lundrim në lumë.Këto male, të Bjeshkëve të Rugovës, për shkak të bukurive të pakrahasueshme të peisazhit janë bërë destinacion i bjeshkatarëve por edhe i qytetarëve të cilët dëshirojnë të pushojnë.

E çka na intereson më së shumëti pas një relaksimi në këto male, e një shtuarje të oreksit nga ajri i fortë, duhet ta ngopim stomakun. E çka më së miri e shijon këtë pjesë që kanë pejanët, karakterizohet me ushqimin autokton dhe origjinal, të freskët prej qumështi, djathi, kosi, maze, mjalti, lakrori, kaçamak, djath të zier, leçenik, dhe bukë të shëndetshme të grurit dhe të misrit të pjekur në furrë, e gjithashtu prezente është edhe gastronomia orientale dhe evropiane.
E shumë gjëra të tjera, Triptoalbania do t’ju sjellë ditëve në vazhdim që ju ta keni më të lehtë ta zgjidhnise ku të kaloni kohë të lirë duke i shijuar vendet e bukura që i posedon Kosova.

Discussion about this post

Related Posts