Qyteti të Korcës, të cilit asnjëherë nuk i mungojnë aktivitetet kulturore, i është rikthyer për të katërtin vit festivali MIK. Në këtë edicion të 4-tërt që ne vendosëm tjua përcjellim nëpërmjet Triptoalbania.al, kalendari kalendari ka qenë i tejmbushur me aktivitete të shumta në bashki të ndryhme të qarkut të Korcës.
Një frymëzim dhe nismë e artistes shqiptare me famë botërore, Inva Mula e cila si qëllim ka promovimin e artit dhe kulturës mes figurave të spikatura të skenës lirike kombëtare dhe ndërkombëtare në Korcë.
Festivali MIK ose “Muzika Internacionale në Korcë” është një festival koncepti i së cilit është ndërthurja në forma të ndryshme të shprehjes së artit. Janë të shumtë artistët që ishin pjesë e edicionit konkretisht Elda Laro(piano), Magdalena Helnz(violine),Andre Robles(violine), Kori Pax Del-Jazz Band, Justad Xhani(orkestrim), Elton Balla (fizarmonike), Loreta Bala dhe Andi Vrapi(balerine). Mbrëmjeve me muzikë nuk i kanë munguar edhe miqtë nga Greqia sic është “Ansambli Symphonic Rebetiko”. Grupi me famë në shtetin fqinj përcolli një atmosferë të ngrohtë tek publiku korcar para sheshit të Katedrales në qytetin e Korcës.
Kalendarit të pasur me aktivitete i janë bashkuar edhe emra të njohur të skenës shqiptare. Nën tingujt e pianos duke performuar kolonat zanore të filmave shqiptarë ka mahnitur publikun artëdashës. Ardita Bufaj pianistia shqiptare ka mbajtur të mahnitur publikun për disa orë në ambjentet e pazarit të Korcës. Pjesë e pubikut kanë qënë edhe ambassador të huaj sic është Yuri Kim ambasadorja amerikane dhe përfaqësues të tjerë të huaj. Ky festival mbledh artdashës të shumtë e vecanërisht edhe qytetarë të Korcës apo turistë të shumtë, të cilët nuk I mungojnë asnjëherë këtij qyteti.
Discussion about this post