Durrës

Është porti më i madh i vendit dhe qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë. Ndodhet në një largësi prej vetëm 32 km nga kryeqyteti. Është i njohur si një ndër qytetet më të vjetra të Shqipërisë me një histori 3.000-vjeçare.

Monumenti kryesor i qytetit është amfiteatri romak, i ndërtuar në shek.. II A.D. Ende i pazbuluar plotësisht, ai radhitet i dyti në Ballkan për nga madhësia pas amfiteatrit të Pulas në Kroaci. Ka një kapacitet prej 15- 20 mijë vendesh

 

Fillimisht i themeluar nga kolonët e ardhur nga Korinti, në vitin 627 e.s., në trojet e fisit ilir të Taulantëve, duke u quajtur Epidamnus. Poeti romak Katulus e ka quajtur Durrësin “taverna e Adriatikut”. Në ditët e sotme, qyteti ofron një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore e historike. Monumenti kryesor i qytetit është amfiteatri romak, i ndërtuar në shek. II e.s. Ende i pazbuluar plotësisht, ai radhitet i dyti në Ballkan për nga madhësia pas amfiteatrit të Pulas në Kroaci. Ka një kapacitet prej 15-20 mijë vendesh. Është i ngjashëm me monumentet e këtij lloji të Kapuas, Pompeit dhe Sirakuzës në Itali.

Në shekullin IX, në muret e tij u ndërtua një kapelë e vogël me mure të veshur me mozaikë. Monumente të vizitueshme dhe interesante për turistët janë: Termat Romake të shek. II e.s., forumi bizantin ose Rotonda me kolona mermeri, i cili mendohet se është ndërtuar që në shek. II e.s. dhe ka funksionuar deri në shek. VII. Objekti më i famshëm i zbuluar në Durrës është mozaiku i quajtur “Bukuroshja e Durrësit”, i shek. IV e.s. Portreti i femrës në mozaik mendohet se është ai i Aurës, shoqëruese e Afërditës.

Discussion about this post

Related Posts