E rrethuar me kodrina dhe malet e Çiçavicës, gjendet qyteti i cili i ka mbijetuar shumë trazirave dhe vazhdoj duke u rimëkëbur e duke u bërë destinacion i dëshirueshëm për turistë. Menjëherë ju shkon mendja se për kë kemi fjalën, e për kënd tjetër, për komunën e Drenasit, e cila është e gatshme për ti mikëpritur vizitorët ku ka shumë për t’ju dhënë.
Përpos bukurive natyrore, tokës pjellore që ka ky vend, ka tradita e zakone të ndryshme nga qytetet e tjera të Kosovës, por që t’lë për t’u dëshiruar, ngase kanë një mikëpritje tejet të mirë. Në këtë territor, që vlenë të përmendet është zakoni i mbledhive, “nejet nëpër oda”, kështu thuhet nga kjo trevë, ku meshkujt e asaj zone mbledhen dhe kuvendojnë e bëjnë qef. Shumë gjëra që do të mund t’i viziitoni në këtë pjesë, kanë rëndësinë e tyre për nga historia e shumë monumente natyrore që i ka krijuar natyra.
Kur flasim për këtë pjesë, ju mund të vizitoni monumente natyrore që i posedon ky vend, një ndër to, është shpella e Kishnarekës, Liqeni i Vasilevës, Guri i Plakës, Kalaja Çuka e Godancit, e shumë gjëra të tjera interesante ku në vazhdim Triptoalbania.al, do të ju njoftojë për këto destinacione.
Drenasi, ish-Gllogovci është qytet në Kosovën qendrore, ndodhet në mes të maleve të Çiçavicës në lindje, bjeshkëve të Drenicës në veri dhe Kosmaçin në perëndim. Këto male shtrihen në të dy anët e Luginës së lumit Drenica. Komuna, është themeluar para Luftës së Dytë Botërore si njësi sociale, politike dhe administrative e veqantë. Emrin e kësaj komune e hasim tejet vonë në dokumentet sllave, sigurisht nga kolonizimi i vonshëm, pas 1912 kur forcat serbo-malazeze pushtuan ketë luginë të Drenicës, që e emërtuan nga emri i drurit të Murrizit.
E veçanta tjetër e kësaj treve është miniera dhe shkritorja e “Feronikelit”,si dhe disa gurore. Nëpër këtë komunë kalojnë lumi Drenica dhe Vërbicë, uji i të cilave shfrytëzohet për nevojat e ujitjes së tokave bujqësore. Kjo komunë, në pikëpamje të ndërlidhjës tokësore lidhet më pjesët tjera të Kosovës më anë të hekurudhës Fushë Kosovë-Pejë dhe rrugës magjistrale Prishtinë – Bushat(Komoran)-Pejë ,dhe rrugët ndërkommunale Shalë- Lipjan dhe Bushat-Drenas-Skënderaj.
Triptoalbania.al, vazhdon të ju sjellë edhe detaje të tjera që ju ta keni më të lehtë që të bëni përzgjedhjen e juaj se çka ju intereson të vizitoni në secilin cep të trevave shqipëfolëse.
Discussion about this post