Dëshironi një fundjavë sportive dhe argëtuese Atëherë duhet të vizitoni patjetër Ujvarën e Kakunjës

Triptoalbania.al, kësaj here ka menduar për të gjithë ata që dëshirojnë një javë sportive dhe argëtuese jo shumë larg kryeqytetit. Edhe pse jo shumë e dëgjuar, bëhet fjalë për një nga ujëvarat më interesante të kësaj zone.

 

Ujëvara e Kakunjës është një destinacion mahnitës që ndodhet në fshatin Baldushk. Një vend ku mund të shijoni një pamje që lë pa frymë dhe të bëni disa aktivitete sportive.

 

Shkëmbi “Askolaj” ose Ujëvara e Kakunjës  është një ndër ujvarat  shumë pranë  Tiranës, rreth 20 km, larg saj dhe ka një bukuri të rrallë. Zbret nga një  lartësi shkëmbore 25 – 30 metra dhe gjendet në fshatin Kakunjë, në komunën e Baldushkut.

 

Edhe pse është  pak  e dëgjuar është një ndër ujëvarat që ka një bukuri të veçantë sepse ka një shtrat të lartë ku rrjedh uji, si dhe është e rrethuar nga të gjitha anët me një masiv shkëmbor.

 

Me bindje të plotë mund ta konsiderojmë si një oaz pranë Tiranës që mund të ndryshojë ditën tuaj.

Drejt këtij vendi çlodhës dhe piktoresk, çdo fundjavë nisen agjenci të ndryshme turistike nga Tirana apo qytete të tjera dhe  brenda ditës  vizitojnë  këtë vend të natyrës fare pranë kryeqytetit dhe  për të zbuluar akoma më tepër Shqipërinë turistike.

 

Gjatë vizitës, turisti mund të njihet dhe me historikun e fshatit që daton që në kohën e pushtimit osman, ku Ali Pashë Kakunja thuhet se është themeluesi i fshatit.

 

Këtë fakt e vërtetojnë dhe provat që gjenden në vendbanimet e hershme të fshatit në majën e një kodre si dhe ullishta e fshatit që thuhet se është mbi 500 vjeçare.

 

Fare pranë Tiranës, mund të kalosh një fundjavë relaksuese në një peizazh natyror tepër relaksues dhe të marrësh një leksion historie.

 

Si të mbërrijmë atje?

Duhen 30 minuta për të arritur nga Baldushku në Kakunjë, por një pjesë e rrugës është e pa asfaltuar dhe duhet ecur me kujdes. Për të shkuara te ujëvara duhet patjetër një makinë e lartë. Ndërsa shtegu që të çon te ujëvara është shumë i ngushtë dhe duhet ecur një nga një. Në fakt shumica e atyre që e vizitojnë këtë ujvarë e bëjnë me anë të guidave turistike që ofrohen në zonë. Zakonisht janë ture që përbëhen nga 5 persona deri në 20, të cilët nisen në orën 9 të mëngjesit dhe kthehen rreth orës 16.00.

 

Informacion

Kategoria: Ecje

Vështirësia: Mesatare

Distanca është 4,5 km

Discussion about this post

Related Posts