Nga Razma, rruga kthen në fshatin Dedaj e të drejton në pikën e Bogës, e cila gjendet mes Alpeve dhe është përshkruar nga udhëtarja e famshme angleze Edith Durham në librin e saj: “Shqipëria, brenga e Ballkanit”.
Boga ofron mundësi për aktivitete të shumta, si: ngjitje malore, ski dhe veçanërisht speleologji (eksplorimi i shpellave), ku mund të përmenden: Shpella e Mullirit, Akullores, Njerëzve të Lagun etj.
Tepër e veçantë është Shpella e Puçit, e cila gjendet në një lartësi 1.087 mbi nivelin e detit, me gjatësi prej 5 km dhe e pasur me stalaktite, stalagmite dhe vello muresh. Shpella ka disa kate dhe në pjesën qendrore ka pesë të tilla.
Nëpërmjet galerive, kjo shpellë lidhet me shpellën tjetër, e quajtur Shpella e Husit.
Discussion about this post