Boga, fshati magjepsës i Kosovës

Përveç klimës së freskët me ajër të pastër e oksigjen të bollshëm, ruan me fanatizëm “virgjërinë” mahnitese të bukurisë së luginës e maleve të gjelbëruara që e rrethojnë. Boga, fshat turistik i njohur dhe i frekuentuar që herët pasi posedon vlera turistike të afirmuara. Ndër fshatrat më të bukur dhe më të veçantë, Boga, ndodhet mes maleve të Rugovës dhe është një prej vendeve më të bukura në Kosovë, për t’i shijuar ditët e juaja të pushimit. Pikërisht Boga, është një vend turistik që të ofron pushim në çdo stinë të vitit, por padyshim se më të bukurën e rezervon për verë dhe dimër.

Nëse vendosni ta vizitoni Bogën, nuk do të pendoheni fare, madje do të mbeteni të impresionuar nga bukuritë që ofron ky fshat turistik. Bogën, larg Pejes e keni vetëm 30km dhe kohëve të fundit nga qyteti i Pejës, ka kompani të cilët organizojnë transferin deri në këtë fshat.

Boga, njihet si fshati që ka ajrin më të plastërt ngase është i rrethuar me pisha dhe ndodhet mes maleve të Rugovës dhe është një prej vendeve më të bukura në Kosovë. Boga, të jep një ndjenjë të veçantë, të gjitha objektet e kësaj qendre janë të vendosura në një vend të përbashkët. Ajo gjithashtu, ofron një shtrirje afër teleferikëve, të cilët gjenden afër shtëpive të bukura prej druri, shumica e shtëpizave janë të ndërtuara me dru të pishës, por disa edhe si kulla tradicionale për të kaluar një fundjavë të këndshme.

Boga, ka një lartësi mbidetare prej1500 m., klima, malet, atmosfera dhe ambienti që të rrethon në Bogë, janë të mrekullueshme, andaj nuk duhet humbur rasti në asnjë mënyrë për ta vizituar këtë perlë. E veçanta në këtë zonë, është mikpritja dhe tradita rugoviane.

Discussion about this post

Related Posts