Bjeshkët e Deçanit, ideale për t’i vizituar

Temperaturat e larta, mund  të mos i ndjeni,  nëse do kaloni kohë në Bjeshkët e Alpeve Shqiptare. Këtu ju do të keni mundësi edhe të laheni në lumenjtë dhe liqenet që ndodhen në këtë zonë. Me siguri po pyesni veten se për kë po flasim? Fjala është për komunën e Deçanit, e cila po kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara gjatë kësaj kohe, për shkak të bukurive që të ofron mali dhe  freskisë që të ofrojnë lumenjtë që e pasurojnë këtë qytet.

 

Peisazhi karakteristik malor i Deçanit formohet nga malet e Prejlepit, rezervati i Kozhnjerit dhe Parku Malor “Pishat”, që është një vend i njohur për biodiversitet të pasur dhe specie të rralla të natyrës. Në njërën anë Bjeshkët, në anën tjetër lumenjtë, Lumbardhi i Deçanit dhe Lumabrdhi i Lloqanit, shkrihen me qiellin . Këta dy lumenj, burojnë në pjesët më të larta të Bjeshkëve të Deçanit, që të këaqin syrin sa herë i shikon. Mrekullitë që i ka falur Zoti në këtë qytet nuk kanë të mbaruar. Një natyrë mbresëlënëse me shumëllojshmëri lulesh, malet e mbushura me shumëllojshmëri drurësh, e sikur mos mjaftonte kjo, në fund të Grykës së Deçanit gjendet edhe një burim i ujit mineral.

Bjeshkët në këtë pjesë, kanë një florë dhe faunë të pasur dhe vlen për të veçuar llojet e drurëve halor dhe gjetherënës siç janë: Pishat, gështenjat që janë të përhapura në gjithë brezin e malor. Karakteristikë e këtij vendi, mbetet edhe thurja e tekstilit në gjergjef dhe është një nga traditat që praktikohet nga gratë në komunën e Deçanit. Shamitë e qëndisura dhe shamitë e mëndafshit dhe të pambukut mund të bëhen “emër”(brand) dhe suvenir atraktiv për turistët që vijnë të vizitojnë këto treva.

 

Deçani veçohet edhe për një trashëgimi kulturore që janë kullat.  Ndër kullat më të njohura në këtë pjesë janë: Kulla e Osdautëve, Kulla e Kuklecëve, Kompleksi i kullave në fshatin Dranoc;, Kompleksi i kullave në Gllogjan, Kulla në Gramaçel, Kulla e Demukajve -Deçan, Kulla e Mushkolajve, Kulla në Beleg-Zukaj që të gjitha bartin në vete historinë e tyre teper interesante.

Komuna e Deçanit, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Deçani apo Ulëza e dikurshme është vend i banuar, që nga kohërat e lashta. Territori i sotëm i Deçanit ishte i banuar nga fiset Ilire, gjegjësisht fisi Dardan. Kosova, në kohët e lashta quhej Dardani. Gjurmët e autoktonisë dhe pranisë së dardanëve në trevën e Komunës së Deçanit, sikurse edhe në trevat e tjera të Kosovës janë etnografike, kulturore, historike, toponimike, topografike, arkeologjike dhe antropologjike. Të gjithë pushtuesit e këtyre trevave vendosen sistemin e tyre administrativo-territorial, të cilin përshtateshin sipas interesave të veta, si: romakët, bizantinët, osmanët, austro-hungarezët, serbët, malazezët etj. Kjo trevë në kohën e sundimit osman ishte në kuadër të Sanxhakut të Dukagjinit me qendër në Pejë. Shënimet e para të shkruara në të cilat përmendet Deçani dhe disa fshatra të tij, janë mjaft të vjetra, ato datojnë që nga gjysma e parë e shek. XIV. Këto dokumente quhen “krisobula”.

Discussion about this post

Related Posts