Apollonia

Parku Arkeologjik gjendet 11 km prej qytetit të Fierit. Është një ndër pikat më të rëndësishme arkeologjike të vendit, i themeluar në fillim të shekullit VII p.e.s. nga kolonët korintas.

Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 p.e.s. Qyteti e ka marrë emrin për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare, që mbanin këtë emër në antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve.

Në atë kohë, e ndodhur në afërsi të lumit Aoos (Vjosa e sotme), kishte rreth 60.000 banorë, një numër rekord  ky për periudhën e antikitetit. Qyteti e ruajti madhështinë edhe gjatë periudhës romake.

Perandori romak, Oktavian Augusti, ka studiuar filozofi pikërisht në këtë vend. Parku ka një varg monumentesh për t’u vizituar. Përmendim murin madhështor të Agonotetëve, teatrin, shëtitoren, Manastirin e Shën Mërisë (i ndërtuar në shek. XIII) etj.

 

Discussion about this post

Related Posts