“Andërr Zhgjandër” vjen nga Kalaja e Kaninës

Nga kalaja e Kaninës vjen kjo andërr e mirë, “Andërr Zhgjandër”, aktori Arben Derhemi interpreton veprën “Rno Vetëm Për Me Tregue” vepër e cila konsiderohet ndërgjegja e kohës, pasi françeskani At Zef Pllumi ka rrëfyer gjithë kalvarin gjatë kohës së komunizimit, në burgje dhe jashtë saj.

Në magjinë e interpretimit ndjesitë shpirtërore kapen dhe krijojnë gjëndjen, përfytyrimet e spektatorit kërkojnë arsyet të cilat shpesh na krijojnë refleksione të forta, mahnitës interpretimi i artistit Arben Derhemi, skenografia e punuar nga artisti Beqo Nanaj dhe muzika e kompozitorit Aulon Naçi. Artistët krijuan emocione dhe imagjinata të forta që thërrisnin forma, përfytyrime që sot kanë trajtën e një surrealizmi dramatik brenda një skenografie jetësore ku njeriu kërkon poezinë si formën më të lartë të mbijetesës, koloriti migjenian ndërthuret me atë të fratit françeskan i pagëzuar në Prekë, lindur në një zabel mes bjeshkëve të namuna.

Nga kalaja e Kaninës na vijnë vargjet e poezisë së Andrrës, vargje të përjetuara në një mbrëmje korriku.

Mbarë tokën e due, si fushën, si malet

livadh të qëndisun me lulet e lajlet,

ku delet t’kullosin të qeta, pa frigë

nga bishat e egra s’i gjenë ndoj e ligë;

ku bleta zukatse t’bajnë mjaltin ndër hoje

që njerzt t’ambelsohen goje për gojë.

At Zef Pllumi në “Librin e kujtimeve” (Pjesa e parë) 1944 – 1951 shprehet: “Ngjarjet që ktu tregohen nuk janë fantazi, as trillime a shpifle të njaj propagande politike, por përshkrime të zbehta të atij realiteti t’idhun historik që u zhvillue në Shqipní për gati 50 vjet. Vendi im nuk asht në fundin e botës o diku në skajin e saj, por në Europë, ku farkëtohen fatet e qytetnimit prendimor. Ngjarjet që tregohen ktu janë tepër të vështira me u shkrue, prandej autori u kërkon të falun mbasi nuk asht shkrimtar, dhe me dashamirsí ju këshillon që të reflektoni shumë mbi këto ngjarje dhe të kërkoni shkakun e vërtetë.

 

Discussion about this post

Related Posts