A e dini që muzeumet më të pabesueshme gjenden në Tiranë. Hidhini një sy këtij artikulli

Triptoalbania.al, kësaj here ka menduar diçka ndryshe për ju. Nëse jeni të pasionuar pas historisë, kulturës apo së kaluarës dhe keni kuriozitet për të mësuar më tepër për to, ju sugjerojmë të vizitoni disa nga muzeumet që ka Tirana, të cilat konsiderohen edhe si më të çuditshmet.

Po e nisim këtë artikull me Muzeun Kombëtar, i cili është edhe më i madhi në vend dhe ka objekte dhe histori që nga kohët më të hershme. Një nga më te spikaturit është pavijoni i terrorit me foto, video, histori nga regjimi më i egër totalitar në Europë. Më pas do të vazhdojmë me Bunkart, i cili është një bunker i përdorur si streha e fundit e regjimit komunist në kohë luftë, është kthyer në muze. Një shtëpi famëkeqe e mbuluar me gjethe që spiunonte dhe persekutonte qindra mijëra shqiptarë gjatë regjimit diktatorial, sot është kthyer në muze i njohur si “Shtëpia e Gjetheve”. Kjo shtëpi mban shume dosje dhe pajisje përgjimi të ruajtura mirë.

 

Muzeu Historik Kombëtar

 

Nëse ju pëlqen të mësoni për historinë e trazuar të Shqipërisë, ky është vendi i duhur. Muzeu Historik Kombëtar është muzeu më i rëndësishëm në Shqipëri, i cili përmban të gjithë historinë shqiptare të mirëdokumentuar. Muzeu ka 8 pavijone: i Antikitetit, i Mesjetes, i Rilindjes, i Pavarësisë, i ikonografisë i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, i Terrorit Komunist dhe i Nënë Terezës. Holli i Terrorit komunist, ka foto, dokumenta dhe video që tregojnë persekutimin e shqiptarëve gjatë regjimit komunist. Një vizitë këtu mund të zgjasë deri në 3 orë, nëse e merrni shtruar dhe doni vërtet të mësoni diçka.

Cmimi: 500 Lek/personi

-400 lekë/personi për grupet mbi 12 persona.

-Fëmijët nën moshën 12 vjeç hyrja falas.

-Përfitojnë çmim të reduktuar:

-Studentët e pajisur me kartën e studentit;

-Fëmijët nga mosha 12-18 vjeç;

-Fëmijët me statusin e jetimit;

-Invalidët dhe pensionistët.

Ditët e hyrjeve pa pagesë janë:

-18 Prill, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore;

-18 Maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve;

-21 Maj, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim;

-29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë/Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore;

-28 Nëntor, Dita e Pavarësisë (vetëm për shtetasit shqiptar);

-29 Nëntor, Dita e Çlirimit (vetëm për shtetasit shqiptar);

-E diela e fundit e çdo muaji të vitit (vetëm për shtetasit shqiptar).

BunkArt

Bunkart Tirane, Muzeu Bunkart TiraneBunkart Tirane, Muzeo Bunkart TiraneBunkart Tirane, Muzeu bunker Tirane

BunkArt është një muze që ofron një udhëtim të habitshëm në mendjen e diktatorit. Simbol i paranojës politike gjatë qeverisjes së Enver Hoxhës. Është një muze që duhet të shihet nga të gjithë ata që vizitojnë Tiranën dhe janë të interesuar për historinë e vendit. Mund të shkosh me taksi ose autobusin që niset për Linzë nga qendra e Tiranës, afër Kullës së Sahatit. Këshillë: Mos harroni, eshte 16°celsius brenda në bunker. Bunkeri prej 1000 metra katrorë, me mure të larta e të trasha deri në 2.4 metra, u ndërtua në 1981 deri 1986 me qëllim për të strehuar elitën policore dhe stafin e Ministrisë së Brendshme në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Muzeu shfaq fotografi dhe pajisje apo objekte që tregojnë krimet e persekutimit komunist të 100 000 shqiptarëve deri në 1991. Ky vend ka qënë ish vendstrehim për qeverinë shqiptare dhe u zbulua vetëm tre vite më parë. Bunkart 1 dhe Bunkart 2, janë pjesë e qindra bunkerëve të ndërtuar në vend si fortifikime të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, për shkak të frikës së tij për një pushtim imagjinar nga shtetet imperialiste si SHBA dhe social imperialiste si Bashkimi Sovjetik.  Në atë kohë ishin gjithsej 700 000 bunkerë por qeveria thoshte se janë ndërtuar gjithsej 175,000.

BunkArt 2

BunkArt 1 muzeu Tirane, Muzete ne TiraneBunkArt 1 Muzeo Tirane, Muzete ne TiraneBunkArt 1 Muzeu Tirane, Muzete ne TiraneBunkArt 1 Muzeu Tirane, Muzete ne Tirane

Bunkart 2 është muzeu më i fundit dhe më i ri i hapur në Tiranë më 17 Nëntor 2016, në kuadrin e Ditës Kombëtare të Çlirimit të Tiranës. Ky bunker top sekret tashmë është një muze në qendër të Tiranës, prapa Ministrisë së Rendit Publik. Një numër shumë i lartë turistësh kanë vizituar muzeun që nga hapja e tij. Ai tregon për erën komuniste dhe për persekutimin e kundërshtarëve të regjimit.

Shtëpia e Gjetheve

Shtëpia e Gjetheve është muzeu me intrigues në Shqipëri. Konsiderohet njësoj si selia e STASIT në Gjermaninë Lindore. Gjethet kanë kuptimin e gjërave të fshehura që publiku nuk I dinte në atë regjim. Gjithë kuriozët që duan të dinë se cfarë fshihet në qendrën famëkeqe të sigurimit të shtetit, e njohur ndryshe si Shtepia e Spiuneve, do të largohen pa fjalë. Shtëpia e gjetheve u ndërtua në 1931 dhe fillimisht funksiononte si klinikë. Gjatë luftës së dytë botërore ajo u përdor nga Gestapo si zyre hetimi, dhe pas Luftës së dytë botërore, u përdor nga regjimi komunist i Enver Hoxhes, si seli investimi, por dhe torture per kundërshtaret e regjimit. Brenda saj do shihni fakte dhe histori të persekutimeve të kundërshtarëve politikë, por dhe histori spiunazhi, pajisje të kohës që përdoreshin për gjithë këto investigime dhe përndjekjeje të vazhdueshme ndaj njerëzve të dyshuar. Muzeu Kombëtar “Shtëpia e Gjetheve” është vlerësuar edhe  me çmimin e parë në Paris! Mësohet se muzeu shqiptar ka mundur të sigurojë 11 vota pro në komisionin e vlerësimit, çfarë e ka shpallur fitimtar. Tematika e këtij muzeu është përkujtimi i dhunës psikologjike të regjimit komunist e i kontrollit të qytetarëve përmes përgjimeve nga ish- Sigurimi.

Në janar 2015 idea për ta transformuar këtë shtëpi në museum iu prezantua publikut. Ajo ndodhet në zemër të qytetit, përballë kishës Ortodokse dhe pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Muzeu është hapur për publikun që në 23 Maj 2017.

Galeria Kombëtare e Arteve

Jo larg nga Muzeu Kombëtar është Galeria Kombëtare e Artit. Në sallat e saj mund të admirojmë veprat e artistëve më të njohur të pikturës, që i përkasin shkollës së parë të pikturës, të lindur në fillim të shekullit të njëzetë, si Kolë Idromeno, Spiro Xega, Andrea Kushi dhe Simon Rrota, si dhe një sërë veprash të artistëve të periudhës komuniste, të cilët përfaqësojnë jetën e përditshme gjatë viteve të diktaturës, me slogane dhe veshje tipike të epokës. Një perlë e vogël: në pjesën e pasme të Galerisë Kombëtare janë të vendosura statujat gjigante të Leninit dhe Stalinit, që vite më parë ndodheshin në sheshet kryesore të qytetit. Ne nuk dimë asgjë për fatin e tyre, për momentin ato janë të fshehura, por nuk ikin nga syri më i vëmendshëm dhe kurioz. Përpara galerisë është vepra “Reja” nga japonezja Sou Fujimoto, e përdorur si një hapësirë publike për ngjarje dhe forume.

Shtepia studio Kadare

Të jetosh do të thotë të lësh gjurmë. Dhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka lënë gjurmë, gjurmë të cilat  jo vetëm brezat që jetojnë sot, por dhe ato që do vijnë duhet ti njohin dhe ti vlerësojnë. Po kështu dhe turistët. Në vitin 2019 u hap për publikun shtëpia e Ismail Kadarëse në Tiranë, ku ai ka jetuar dhe shkruar pjesën më të madhe të librave të tij.

Pallati i tij, ashtu i palyer, i vjeter, tipik i kohes se komunizmit, duket se është godina e vjetër e atij lloji në zonën më moderne të Tiranës. Në fillim të Rrugës së Dibrës, prapa 15 katëshit, ai pallat pesëkatësh, tashmë duket se do të jetë simboli i jetës në komunizëm.

Kur hyn nga hyrja pas, sheh nje hyrje te zymte, lart varen lloj lloj kabllosh elektrike, dhe në majë, shenja K e mbiemrit Kadare- Shtepia studio. Një oborr i vogël i ndarë në kuti, duket si ato lojërat e fëmijeve qe luanin para pallatit. Në fakt është sistemi i shtëpive, ku vetëm dy shkrimtare që jetonin në këtë pallat kishin hyrje gjigande 4+1, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. GJithë të tjerët që gjithashtu ishin intelektuale të shquar kishin hyrje 3+1; 2+1 dhe 1+1. Ngjitemi në katin e katërt ku është dhe shtëpia e Kadaresë. Sa hyn sheh në një mur me një dritare të vogël fjalët: “Të jetosh do të thotë të lësh gjurmë”. Dera e vjetër e bardhë si në kohën e komunizmit.

Hyn brenda direkt në dhomën e ndenjes dhe ajo që të bie në sy është një dollap i madh sa faqja e murit. Brenda ka kujtime të Ismailit nga fëmijëria e tij, nga studimet në Moskë, ku gjen dhe një bllok me emrat sovjetikë të shokëve të shkollës atje, foto të fëmijëve, pasaporta, fletë lavderimi, deftesa notash të fëmijëve etj. Një formë syri në sirtare ju tregojnë se ato janë të lejuara të shihen prej jush.  Në këtë dhomë do të gjeni në faqen përballe vitin kur Kadare erdhi në këtë shtëpi në 1964 dhe librat që ka shkruar deri në vitet 90 kur ai u largua nga aty. Në faqet e murit do shihni thënie të tij dhe të Elenës, të shkëputura nga librat e tyre. Ndërsa në tryezë katalogë, broshura që flasin për shtëpinë, për Tiranën e asaj kohe, vecanërisht fotot e Petrit Kumi të cilat kanë qenë një ndihmë e madhe dhuruar kësaj shtëpie muze. Më tej në një derë xhami ku është e vizatuar harta e Tiranës me emrat e dikurshëm të rrugëve dhe vendeve të njohura, hyn në një dhomë ku është vazhdimi i librave të Kadaresë të shkruar sipas viteve, dhe një perde me fije ju con në studion e tij, dhoma unike ku ai shkruante. Një oxhak i madh dhe një kolltuk përballë, dhe një skrivani druri e familjes,si dhe një bibliotekë e madhe janë objektet e kësaj dhome, ato që i duhen një shkrimtar. Sic thuhet vetëm kjo shtëpi kishte oxhak, asnjë tjetër në atë pallat.

Një tjetër dhomë e errët ka të shfaqur filma bazuar me libra të Kadarese dhe të Elenës. Nëse do rrini pak aty do kënaqeni me filmat e kohës. Një tjetër dhomë speciale i dedikohet Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, që ka qenë libri që e bëri më të famshëm ato kohë, si dhe komente rreth këtij libri. Në fund dhoma e gjashtë është përshtatur si dhomë studimi për studentët apo studjuesit, por edhe si një dhomë biletarie. E vecanta e kësaj shtëpie është se ka hyrje dhe dalje, dhe dalja është në hyrjen tjetër të pallatit, krejt e vecantë për apartamentet e kohës së diktaturës. Sepse i vecantë ishte dhe Ismaili. Shumë shpejt zyrtarët e Bashkisë na thanë se edhe shtëpia e Dritëro Agollit që ndodhet në të njëjtin pallat, do kthehet në muze. Le të jetë ky pallat simbolika e jetesës së intelektualëve në diktaturë.

Muzeu i Shkencave të Natyrës në Shqipëri

Muzeu i shkencave Tirane, Muzeu kombetar i Shkencave TiraneMuzeu i shkencave Tirane, Muzeu kombetar i Shkencave TiraneMuzeu i shkencave Tirane, Muzeu kombetar i Shkencave TiraneMuzeu i shkencave Tirane, Muzeu kombetar i Shkencave Tirane

Muzeu i shkencave të Natyrës në Shqipëri përfaqëson një asset të rrallë kombëtar me vlera kulturore dhe shkencore. Vetëm duke vizituar 7 pavijonet e tij ju do të merrni në një kohë të shkurtër njohuri për kafshët dhe bimët. Do të shihni intervertebrorët ujorë, kandrat, peshqit, reptilët, gjitarët.

Muzeu Arkeologjik Kombëtar

Muzeu Arkeologjik Tirane, muzete ne TiraneMuzeu arkeologjik Tirane, muzete ne TiraneMuzeu arkeologjik kombetar TIrane, muzete ne TiraneMuzeu Kombetar Arkeologjik ne Tirane, muzete ne Tirane

Muzeu Arkeologjik i Tiranës ndodhet në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore,. U hap më 1 Nëntor 1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Muzeu Arkeologjik prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. I vendosur në të njëjtën godinë me Institutin e Arekologjisë dhe Akademisë së Shkencave të Tiranës, muzeu shfaq vlera arkeologjike të hershme deri në Mesjetë. Konsiderohet muzeu mëmë për gjithë muzeumet e tjera të këtij lloji në vend përfshi dhe Muzeun e Durresit. Biblioteka e tij ka 7200 vëllime.

Muzeu i grave në Tiranë

Muzeu i Gruas është një rrëfim i historisë së grave shqiptare nëpërmjet ngjarjeve të njohura dhe të panjohura. Gruaja në këtë muze udhëton në kohë që prej antikitetit dhe shfaqet nëpërmjet objekteve, dokumentave e fotove drejt qellimit që muzeu ka: te zbuloje sa më mirë rolin e femrës në shoqëri, familje, në monologun me veten dhe dialogun me burrin.

Veshjet, objektet personale, çantat dhe kapelat, janë një zbulim i këndshëm për ata që nuk njohin Shqipërinë e viteve ’20-’30, ndërsa dokumenta dhe botime të ndryshme tregojnë se historia e intelektualeve të vërteta ka nisur edhe përpara krijimit të shtetit shqiptar.

Në sipërfaqen e vogël të një apartamenti të ndërtuar ne vitet ’60, vizitorët do të zbulojnë një botë të madhe të pasionit, krijimtarisë dhe forcës së grave.

Muzeu i kushton një rëndësi të vecantë edukimit; fëmijët e shkollave dhe të rinjtë janë gjithmonë të mirëpritur jo vetëm si vizitorë por edhe si debatues mbi cështjet e rolit të gruas në shoqëri.

Muzeu i Gruas (MiG), është iniciative individuale e Elsa Ballaurit, gazetare, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe koleksioniste.

Orari: E hënë – E Premte ora: 10:00 – 17:00, E Shtunë ora 10:00 – 16:00, E dielë – Pushim.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë

Muzeu i Bankës së Shqipërisë ka hapur dyert për publikun e interesuar. I vendosur brenda ndërtesës simbol të sheshit kryesor të kryeqytetit, selisë së bankës qendrore, Muzeu i Bankës së Shqipërisë u inaugurua më 30 tetor 2015.

Muzeu shtrihet në dy kate, ku secili prej tyre është konceptuar si një hapësirë e pavarur nga tjetri. Në katin e parë, në një trajektore ekspozitash që arrin kulmin në Dhomën e Thesarit ose siç njihet ndryshe Rondo, prezantohet koleksioni i pasur numizmatik i Bankës së Shqipërisë nga lashtësia deri në ditët e sotme.

Në katin e dytë të Muzeut prezantohet historia e institucionit të bankës qendrore në Shqipëri, roli i saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe në garantimin e stabilitetit financiar të vendit, si dhe funksionet e saj kushtetuese.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë përfaqëson edhe një destinacion të ri turistik në zemër të Tiranës si dhe një qendër të përhershme informacioni ku publiku i gjerë mund të mësojë më shumë mbi të gjitha aspektet e parasë dhe të ekonomisë, si dhe të kuptojë më mirë funksionin e Bankës Qendrore.

Hyrja në ndërtesë bëhet nga krahu i rrugës “Ibrahim Rugova”. Për të hyrë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, duhet të prenotoni vizitën tuaj dhe të jeni të pajisur me një dokument identifikimi.

Muzeu i Forcave të Armatosura

Muzeu i Armëve (Muzeu Historik i Forcave të Armatosura ) ndodhet në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (ish- Shkolla e Bashkuar). Ky muze u ngrit me rastin e 100-vjetorit të themelimit të ushtrisë shqiptare. Ai përmban më shumë se njëmijë objekte muzeore, ku dallohen pisqolla që nga Mesjeta deri në shekullin XIX, kobure të dekoruara me ar e argjend, një sërë vitrinash me pushkë të llojeve të ndryshme të Mesjetës, të Rilindjes, shpata të kohës së Skënderbeut, tejqyra e Ali Pashë Tepelenës, avionë, helikopterë, tanke, maket katër siluruesi, artileri tokësore, kundërajrore të kalibrave të ndryshëm, si dhe mjete transporti po të llojeve të ndryshme. Dy pavijonet kryesore janë: pavijoni i epokës historike 1470-1945 dhe pavijoni i viteve 1945-1990. Në katin e dytë të tij paraqiten pjesë nga uniformat e përdorura në vite nga Forcat e Armatosura deri tek uniformat më të reja. Pavijoni i parë, përveç vlerave historike, është edhe një dëshmi e artizanatit shqiptar në këtë fushë.

Muzeu Mezuraj

Ky muze i ndodhur në Rrugën e Kavajës , shumë pranë qendrës së kryeqytetit përmban disa koleksione. Koleksioni arkeologjik i muzeut  Mezuraj ka një karakter që plotëson gati të gjitha dimesionet  e një koleksion përfaqësues. Ky koleksion është i pasur dhe i shumëllojtë dhe është krijuar në një periudhë relativisht të shkurtër në bazë të blerjeve të autorizuara, të licencuara dhe noteriale.  Një gjini tjetër arti që përfaqësohet në muzeun Mezuraj është dhe skulptura që përfaqësohet kryesisht nga koleksioni i skulptorit Adnan Bushati. Një janë edhe skulpturat në dru. Gjenden afro 20 skulptura druri me figura antropomorfe, përgjithësisht një figurë e vetme ose dy figura të gërshetuara sipas konceptit memetik të abstraguar.

Muzeu i Bektashizmit

Ndodhet në ambientet e Odeonit (Faltorja e Madhe) në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe u përurua më 7 shtator 2015 së bashku me Odeonin. Muzeu Bektashian prezanton nëpërmjet dokumenteve, fotografive dhe objekteve origjinale historinë e Bektashizmit në shkallë botërore dhe në veçanti  të Bektashizmit shqiptar. Ai është i organizuar në 12 stenda e 12 vitrina, duke respektuar 12 Imamët. Një kënd shumë i rëndësishëm është ai që i kushtohet tolerancës dhe harmonisë fetare, për të cilat ka kontribuar e kontribuon mjaft Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Pjesë e Muzeut Bektashian janë dhe tre ambiente : Oxhak – kafeja, Ashurja dhe Pelegrinazhi.

 

 

Discussion about this post

Related Posts