Shiroka, fshati turistik vetëm 4 km në distancë nga Shkodra të ofron çdo gjë. Shiroka shtrihet në perëndim të qytetit të Shkodrës. Kjo zonë kufizohet nga veriu me Liqenin e Shkodrës, nga jugu me Malin e Taraboshit, nga lindja me Lumin e Bunës dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi . Kjo zonë ka një vijë ujore me gjatësi rreth 14.5 km, nga e cila rreth 10 km ka breg shkëmbor dhe 4.5 km fushor.
Me pak fjalë aty gjen liqen, lumë, mal dhe tashme është pasuruar me investimin e fundit të sheshit të shirokës me motive “Qilimi Shqiptar nga zona e Zogaj/Shirokë”. Ky shesh nominuar për Çmimin e BE-së për Arkitekturën Bashkëkohore 2022.
Shkodranët vijnë disa herë në javë këtu si zona më e dashur për to. Disa e zgjedhin për ecjen apo vrapin e mëngjesit apo, disa të tjerë për të ngrënë një drekë ku gatimi tradicional është tava e krapit.
Por, ka nga ato që bëjnë plazh ditor tek Zalli i bardhë e të tjerë preferojnë xhirot me kanoe që nisin nga qëndra e Shirokës e përfundojnë në grykderdhjen e Bunës pranë Velipojës.
Një fundjavë në Shirokë kalohet mirë për shkak të klimës dhe ajrit të pastër që filtrohet nga freskia e liqenit dhe pishat e Taraboshit. Hapësira turistike nis që nga Ura e Bunës dhe deri në qendrën e zonës së Zogajve, atje ku mbaron hapësira turistike e bregut të liqenit të Shkodrës.
Pjesa më e madhe e frekuentuesve të këtij plazhi përdorin biçikletat për të mbërritur deri aty. Ndërkohë, krahas pushuesve që mbërrijnë me automjete private. Të kënaqur për rikthimin e plazhit të Shirokës, janë edhe vetë qytetarët shkodranë. Sipas tyre, me këtë ritëm pozitiv që po merr përmirësimi i infrastrukturës.
Përveç vlerave të padiskutueshme që të servir, Shiroka ka shansin që është gjeografikisht shumë pranë qytetit, çka i jep mundësi komunitetit ta frekuentojë më lehtësisht dhe pa shpenzime ekonomike, siç mund të ndodhë me plazhet e tjera larg qytetit, si Velipoja dhe të tjera të kësaj natyre.
I gjithë ky fluks vizitorësh që ka filluar të frekuentojë Shirokën, patjetër që ka dhënë ndikimin në fushën e biznesit, investimet e të cilit vitet e fundit në këtë zonë kanë ardhur në rritje.
Në këtë zonë turistike jetojnë në harmoni shumë lloje bimësh, peshqish, shpendësh dhe kafshësh. Pjesa më e madhe e faunës përbëhet nga shpendët. Numërohen gjithsej 240 lloje, ku më shpesh syri të ndesh pulëbardhat. Për të apasionuarit e peshkimit fauna ujore ofron rreth 65 lloje peshqish. Më i famshmi krapi, karasi, gjuca etj. Kjo pasuri e faunës dhe florës, e bën këtë zonë një ekosistem shumë të veçantë dhe atraktiv. Shiroka të ofron variacione, pasi mund të bëni plazh, të merreni me peshkim, të bëni shëtitje me varkë apo të ngjiteni në mal.
Discussion about this post