Vithkuqi i bekuar nga natyra, destinacioni më i ri turistik në Korçë

Nëse flasim për zonën më të bukur dhe të pasur me resurse natyrorë në qarkun e Korçës, padyshim që vendin e parë e zë Vithkuqi. Është një ndër fshatrat më të bukur turistik, por me veshtirësi për tu njohur. Kjo për faktin se jo të gjithë e njohin për shkak edhe të mos promovimit . Nëse turistët do ishin në dijeni për atë që ofron kjo zonë me tradita, me siguri nuk do ndaheshin kurrë .

 

Ndodhet vetëm 20 km larg Korçës dhe  vitet e fundit është lehtësisht i vizitueshëm për shkak edhe të infrastrukturës së mirë. Vithkuqi është zonë me tradita të hershme, me resurse të shumta natyrore, kishat qindravjeçare e spikatin më shumë këtë fshat të bukur. Aty gjithçka është e bukur dhe e mrekullueshme. Nëse udhëton drejt kësaj zone, që bie në sy më tepër është mikepritja e rrallë e banorëve. Janë njerëz të veçantë dhe nëse i takon është mjaft e veshtirë t’i shpëtosh mikëpritjes dhe fisnikërisë së tyre.

 

Duhet shumë të flasësh dhe shkruash për këtë zonë të bekuar nga Zoti dhe jo vetëm. I pozicionuar në pjesën Jug-Perëndimore të Korçës, Vithkuqi njihet si zonë e pasur me klimë alpine dhe reliev malor, duke ofruar turizëm të përvitshëm. Fshat me verë të freskët dhe dimër të ashpër . E nëse ky i fundit shoqërohet me gatimet tradiocionale të zonës bëhet i pakrahasueshëm për këdo. Banorët janë njerëz të butë dhe fisnik, ndërsa të ardhurat kryesore për ta mbeten bujqësia dhe blegtoria por fatkeqësisht pak turizmi.

 

Një zonë që ofron shumë, por ende është e pazbuluar siç e meriton ky fshat. Turistët e huaj janë mysafirët e shumtë të cilët pasi kanë eksploruar këtë zonë sigurisht nuk janë ndarë më kurrë.

Kushdo që shkon në Vithkuq afeksionohet jo vetëm me natyrën por edhe banorët e vet fshatit. Përgjatë vitit të fundit banorët kanë nisur të kthejnë bujtina për të mirëpritur turistët, por shumë prej tyre janë larguar në emigrim . Nga ana tjetër Vithkuqi njihet si zonë me Kisha të shumta të cilat mbartin vlera shekullore . Dikur numëroheshin rreth 24 Kisha ndërsa sot janë vetëm 14 të tilla ku gjashtë prej tyre janë shpallur Monumente Kulture të Kategorisë së Parë. Konkretisht Manastiri i Shën Pjetrit, Kishen e Shën Marisë, Kisha e Shën Mëhillit si dhe Kisha e Shën Gjergjit. Janë atraksione turistike teksa aty fshihet edhe objekti i kultit më me interes siç është “Varri i Pagëzimit”. Një objekt kulti i cili mbart një histori të veçantë, por njëkohësisht edhe të dhimbshme. Një familje vithkuqare u varros aty pas një tragjedie ku prifti i fshatit nuk pranoi pagëzim në gjuhën shqipe të një fëmije pasi sipas ritit duhej vetëm në gjuhën greke. Për këtë shkak foshja u la në derën e kishës në mes të të ftohtit duke i shkaktuar vdekjen. Më pas gjithë familja vdiq nga pikëllimi. Një histori e cila prek këdo që mëson për të .

Përveç kishave në Vithkuq ka shumë për te vizituar. Shtigjet e virgjëra janë një mrekulli më vete. Ndërsa gatimet tradicionale mbeten më të shijjshme. Mishi në hell, bulmeti bio i zonës, reçeli nga bimë të ndryshme, rakia dhe shumë të tjera janë e veçanta e kësaj zone. Nëse vendos të pushosh në Vithkuq kushton shumë pak, ndërsa kënaqesia është e madhe. Vendi ku lindi autori i Abetares së parë , Naum Veqilharxhi është destinacioni më i bukur për këdo, ndërsa mbetet një ndër fshatrat më të bukur me peisazh mbresëlënës.

Discussion about this post

Related Posts