Çdo gur në shpellat dhe kalanë e Himarës ruan historinë mijërave vjeçare të kësaj krahine. Historia e saj ka ngjallur gjithmonë kuriozitetin dhe interesin e studiuesve shqiptarë e të huaj, të cilët kanë dhënë kontribute të vyera për Albanologjinë.
Vlere të madhe kulturore dhe historike përbejnë edhe pemet gjenealogjike të disa fiseve të kësaj popullate, me histori 400-vjeçare, që ruhen deri në ditët tona si dokumente. Popullimi i dendur, i tejlasht dhe i vazhdueshëm i vendbanimeve të Himarës që nga prehistoria vërtetohet me monumente e studime arkeologjike të kryera gjatë shekujve, deri në ditet tona. Gjithë arkitektura e banesave himariote tregon se çdo shtëpi është një kulle dhe çdo fshat është një kala.
Zbulimet arkeologjike tregojnë se Himara është një vendbanimin që daton nga periudha e Neolitit (rreth 5000 vjet para erës sonë. Në antikitet, Himara ka qënë qendër e banuar nga Kaonët, fis Epirot, të cilët i përkisnin etnise ilire. Ajo shtrihej në shpatin perëndimor të maleve të Himarës ose ndryshe malet e Labërisë, të cilat ne burimet antike greke quheshin malet Keraune.
Emri i saj është i njohur që në lashtësi nga dorëshkrimet e Herodotit dhe Tukiditit, por gjithashtu e përmendur që në shekullin e XIII p.e.r.
Himara si vendbanim kaon-epirot dëshmohet midis shek IV dhe të III p.e.r në periudhen e Pirros, ku se bashku me Molloset ka qënë dhe një nga fuqitë më të mëdha ushtarake të asaj kohe.
Fortesa e Himarës së vjeter daton në shek IV p.e.r., por u rindërtua në shek. IV te e.r. nga Justiniani, perandori i Bizantit me prejardhje iliro-dardane.
Sipas studimeve te Prof. Jup Kastratit, në librin “Historiografia shqiptare”, kur trajton pushtimin e plotë të Shqipërisë pas vdekjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, ndër të tjera veçon se edhe fortesat e Himarës dhe të Sopotit ranë në duart e osmanëve. Por, pjesa malore midis Vjosës dhe detit Jon mbeti e lirë, për shkak të qëndresës së popullsisë . Me daljen nga skena të krerëve feudale vendas, në udhëheqje të qëndresës kundërosmane u vu peshkopata e Himarës, peshkopi i së cilës kryesoi kuvendet e krahinës deri në vitin 1759.
Për këtë arsye, nga fundi i shek. XV u quajt Himarë gjithë pjesa Jug Perëndimore e Shqipërisë që përfshinte me shumë se 50 fshatra.
Sipas të dhënave historike ndër arsyet kryesore të raporteve të ngushta të bashkëpunimit me katolikët perëndimorë dhe me Venecianët ishte lufta e përbashkët kundër armiqve Otomane, e vërtetuar nga dokumentat dhe raportet e gjetura në Vatikan.
Si pasojë e ngjarjeve historike dhe rrjedhës së kohës numri i fshatrave u zvogelua dhe u reduktua në 15 të cilat tashme kufizohen në trekendeshin Vlorë-Tepelenë-Butrint. Por duhet theksuar se Himara sëbashku me kalanë e saj 2400 vjeçare është simbol lirie dhe rezistence ndaj të huajve.
Discussion about this post