Zbuloni 15 plazhet më të bukur të rivierës joniane

Plazhet e Jugut me ujrat e kristaltë janë padiskutim destinacioni i dëshiruar i ditëve të nxehta të verës. Zbulojmë me Triptoalbania.al se cilat janë plazhet më të bukur të rivierës joniane.

 

Radhimë Vlorë

Vlora është porti i dytë më i madh i vendit dhe një nga destinacionet më të rëndësishme për turizmin shqiptar, që i ofron të dyja: edhe diellin, edhe detin. Zona në afërsi të qytetit, përgjatë plazheve të Vlorës, është e njohur për hotelet e reja dhe moderne, si dhe për strukturat e tjera si bare, restorante, klube dhe kafene. Kjo është një nga zonat turistike më të lakmuara të vendit. Ajo shtrihet në jug të qytetit dhe përbëhet nga plazhe të vogla shkëmbore të gjirit të Vlorës. Përgjatë vijës bregdetare, do të gjeni Portin e Orikumit, me stacionin e jahteve të ndërtuar kohët e fundit.

Plazhi Palasës, Gjiri Gjipesë

Plazhi i parë që ndodhet në Palasë është ai i Dhraleos dhe ka një gjatësi prej 1.5 km. Është një nga plazhet më të qeta dhe ekzotike të bregdetit shqiptar, të cilin ngjyra blu e detit e bën të veçantë. Ky plazh është i famshëm për sportet ujore dhe për parashutistët që e përdorin si pistë për aventurën e tyre Qafën e Llogarasë.

Tashmë, aty po ndërtohet një resort modern turistik. Dhërmiu ndodhet më në jug dhe është një nga vendet turistike më të frekuentuara dhe më tërheqëse të bregdetit shqiptar. Ujërat si kristali, plazhet e izoluara, sportet ujore dhe ato të zhytjes, e bëjnë këtë plazh ndër më të preferuarit, sidomos nga të rinjtë. Plazhet e tjerë, të përfshirë në zonën e Dhërmiut, janë Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Pranë plazhit të Dhërmiut ndodhet Shpella e Piratëve, të cilën turistët mund ta vizitojnë duke përdorur varka ose mjete të tjera lundruese.

 

Plazhi I Jalit

Afër Himarës, që ndodhet 8 km në jug të Dhërmiut, ndodhet fshati Vuno, kurse në jug të tij gjendet plazhi shumë i njohur i Jalit. Bëhet fjalë për një vend turistik, që merr jetë gjatë sezonit veror falë rinisë që e frekuenton atë. Jali njihet sidomos për jetën e natës.

Plazhet e Himarës

Pas Vunoit, vjen Himara, e cila është qendra kryesore urbane e  Rivierës së Sipërme.Në këtë zonë shtrihen plazhet si Spilleja, Potami, Llamani dhe Livadhja. Ato spikatin për ujërat e thella të lundrueshme dhe për karakteristikat e tyre shkëmbore.

Porto Palermo

Pas Himarës, përgjatë rrugës drejt jugut, shfaqet me gjithë bukurinë e tij gjiri i vogël tektonik i Porto Palermos.Një gadishull i vogël mes gjiut ngrihet kështjella e Ali Pashës. Kala kjo që është monument kulture dhe që Ali Pasha ia dedikoi të shoqes, Vasiliqisë. Fill pas tij vjen fshati i Qeparoit, me plazhin shumë të preferuar të Skalomesë.

Plazhet e Sarandës , Borshi dhe Lukova

 

Rrethi i Sarandës fillon me plazhin e Borshit, i cili përbën edhe plazhin më të madh të gjithë rivierës shqiptare me gjatësi afro 6 km. Përgjatë rrugës, deri në Sarandë, vijnë plazhet e tjera të Lukovës, Bunecit, Korrezit dhe Kakomesë. Të gjitha këto shquhen për cilësinë shumë të lartë të ujërave detare. Qyteti i Sarandës është rajoni urban më i populluar i Rivierës Shqiptare, një destinacion i çmueshëm turistik.Qyteti dhe zonat rreth tij ofrojnë një mori hotelesh katering me 5 yje për udhëtarët, por gjenden lehtësisht edhe vendqëndrime me tarifa më të ulëta, ndër të cilat ju mund të zgjidhni edhe opsionin e marrjes me qira të një shtëpie.

Qyteti është i pozicionuar buzë detit dhe ndodhet vetëm 9 km nga ishulli grek i Korfuzit. Saranda është e njohur si një “honey moon destination”. Pranë saj ndodhen destinacione shumë të rëndësishme të turizmit shqiptar, siç është pika arkeologjike e Butrintit, pjesë kjo e UNESCO-s

 

  • Plazhi Radhimë
  • Gjiri Gjipesë
  • Palasë – Dhraleo
  • Jal- Dhërmi- Drimadhes
  • Potami- Himarë
  • Llaman- Himarë
  • Livadhja-Himarë
  • Spille-Himarë
  • Porto Palermo
  • Bunec
  • Korrëz
  • Kakome
  • Lukova
  • Borshi
  • Skalome

Discussion about this post

Related Posts