Vizitoni Kallaratin, “akropolin” e Labërisë

Historia e Kallaratit nuk mund të shkëputet nga ajo e Kurveleshit në veçanti dhe e Labërisë në përgjithësi. Kurveleshasit janë shquar në shekuj për qëndresën ndaj pushtuesve. Jo më kot e kanë quajtur Kurveleshin “akropol” të Labërisë duke qënë se shtrihet në faqen e Malit të Bogonicës.

 

Malet, fushat, luginat, kodrat, majat e qafat, lumi i Shushicës, përrenjte e pyjet i kanë mbrojtur banorët ndër shekuj të cilët janë ushqyer me tokat edhe me blegtorinë.

Territori i Kallaratit në lashtësi përfshihej në trevat e fisit iliro-epirot të kaoneve. Ashtu si sot, ai shënon kufirin verior të Kurveleshit me fshatrat e krahinës se Mesaplikut, edhe në lashtësi kjo treve gjendej në kufirin verior të Kaonisë me fisin ilir të Amantëve. Por akoma nuk dihet përse ky vendbanim quhet ende sot si “Troja e Laberisë”.

 

Në periudhën Otomane njihet si vendbanimi më i madh i Kurvelesht, nga të dhënat e regjistruara në shek XV.

Një nga veçoritë e këtij fshati është se ka mbi 15 burime uji të pijshëm: burimi i Gurrës, Qesarulës, Bashait, Morrëzës, i Llane në përroin e Gjormit, Nikolagjt, burimet e Gropës së Muçes,i Gjoçalit, dy burime të Strate dhe Toze në Përroin e Gjormit, i Povles, Skordhollit, Game, Shtyllasit, Kurpicës etj. Burime uji ka edhe ne male: burimi i Hunës së Gurëve, Gjothanasit, Valit të Poshtëm dhe një burim i vogël në Bogonicë (burimi i Laçe).

 

Në Bogonicë janë edhe dy objekte me vlere kulturore: Guri i Hijës dhe Lemi i Lejlereve. Lemi i Lejlereve, ose Lemi i Shenjtorëve.

 

Organizmi i jetës shoqërore është i veçantë sepse në këtë fshat jetojnë 7 fise ose mëhalla dhe deri në krijimin e shtetit shqiptar kjo krahinë është qeverisur me kanun.

Discussion about this post

Related Posts