Dokufesti kthen Prizrenin në qytet të kinemave

Edicioni i 20-të i festivalit të filmit “Dokufest” këtë vit nisi më 6 gusht dhe përfundoi  më  14 gusht.  Lajmi i mirë i këtij viti është se aktivitetet nuk u privuan nga masat kundër pandemisë siç ndodhi vitin e kaluar që u mbajt online.
Për këtë arsye edhe rrugët e gjarpëruara të qytetit historik të Prizrenit tashmë janë mbushur me dashamirës që kanë ardhur nga shumë vende për të shijuar pjesën më të mirë të vitit në këtë qytet.
Sipas asaj që tashmë është kthyer në traditë të festivalit, kinematë u vendosën  në thuajse çdo cep të qytetit antik, ndërsa u shijuan filmat apo dokumentarët, njëkohësisht u vizituan e frekuentuan edhe pjesët më të mira të qytetit që shpesh herë konsiderohen si vendi si më i bukuri i Kosovës.

Siç  njoftuan organizatorët,  u shfaqën rreth 240 filma me një mori aktivitetesh të tjera  si ligjërata, forume dhe me performanca muzikore. Derisa ky festival për disa nga filmat pjesëmarrës është edhe një garë që në fund shpërblehu disa nga më të mirët.

 

Kinematë

Përveç kinemasë historike të Prizrenit, ekziston një kinema e dytë e ndërtuar nga festivali. Gjithashtu, janë dy kinema të ngritura çdo vit veçanërisht për festivalin.

“Kino Kalaja” është ndërtuar në një platformë lart në Kalanë e Prizrenit, në pikën më të lartë të qytetit nga edhe ku shihet i tërë qyteti. Lunar dhe Sonar janë dy kinema të hapura që janëvendosur në fund të shëtitjes nëpër kala në këtë edicion të 20-të. Ndërsa, “Kino Kalaja” për herë të parë është ngritur në edicionin e 9-të dhe që atëherë është ndër më të mbushurat.

“Kino Lumi” është ndërtuar në një platformë drejtpërdrejt mbi lumin Lumbardh që rrjedh përmes Prizrenit, kështu që shikuesit janë të ulur mbi ujin që përfundi tyre rrjedh. Kjo kinema për herë të parë filloi në edicionin e 8-të të Dokufestit.

“Kino Bahçe”​

Kjo kinema është ngritur që në ditët e para të Dokufestit edhe atëherë kur s’kishte fort vizitorë sikurse viteve të fundit. Kjo kinema është nën qiell të hapur dhe gjendet në oborrin e kinemasë së Prizrenit, “Lumbardhi”. Si ndër të parat kinema, “Kino Bahçe” gjithmonë hap solemnisht festivalin e filmit.

Por, filmat nuk janë gjjthçka që ofroi ky festival.

Në netët e zhurmshme të Prizrenit performuan  edhe artistë ndërkombëtarë që sollën artin e tyre muzikor në po këto hapësira të ngritura për kinema. Gjithë ky organizim ndihmoi Prizrenin për të pasur  një sezon të mbarë.

Përveçse janë mbushur hotelet me mysafirë, shtëpitë e prizrenasve u kthyen në vende mikpritjeje  të shumë prej atyre që s’gjetën vend në hotele.

Në nisjen e festivalit që e futi Prizrenin në hartën kulturore morën pjesë edhe krerë të lartë të shtetit që shprehën mbështetje për Dokufestin.

Nëse s’e keni vizituar ende Prizrenin, vlerësoni ofertën e qytetit të unitetit dhe të dashuruarve.

Discussion about this post

Related Posts