Listohen vetëm 5 zona problematike
Bashkimi Europian ka publikuar raportin për cilësinë e ujërave detare, sipas të cilit vlerësohet se 76.5% e ujërave në vendin tonë kanë një kualitet të shkëlqyer. Po ashtu sipas raportit 95.8% e ujërave kanë kualitet të mirë dhe vetëm 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.
Plazhet me cilësitë dobët të ujit vlerësohen të jenë pesë, përkatësisht: 1 liqen në zonën e Skraparit pranë fshatit Faqekuq, një pjesë në liqenin e Pogradecit, 2 zona në Durrës, si dhe 1 zonë në plazhin e Vlorës.
Raporti thekson se numri i plazheve të ndotura në vendin tonë ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015, përmirësim që mund të lidhet me ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në vitet e fundit.
Zonat ku cilësia e ujërave është e dobët janë kryesisht në Durrës, Vlorë, Sarandë në pjesët e qytetit Durrësi, sipas hartës së publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit, ka dy pika të kuqe, një përpara se të shkosh në Currila dhe tjetra afër Shkëmbit të Kavajës.
Cilësi të shkëlqyer të ujërave kanë zona të tilla si Dhërmiu, Gjiri i Lalëzit, Tale, Orikum, Palasë, Livadh, Kavajë, Seman, Zvërnec, Velipojë, Shëngjin, Qeparo, Ksamil.
Në liqene, Pogradeci raportohet me cilësi të dobët, Tushemishti me cilësi të mirë.
Me keq në Europë renditet Bullgaria, ku vetëm 60% e ujërave ka cilësi të shkëlqyer, Estonia me 62.5%, Irlanda me 75%, Letonia me 68.4%. Holanda me 73.8%, Rumania 70%.
Discussion about this post