Nëse udhëtoni drejt zonës së bukur të Prespës , do të mrekulloheni nga natyra e cila është treguar e pakursyer në gjithçka. Liqeni i Prespës është një ndër liqenet më të bukur në vendin tonë, ndërsa ishulli i Qyteti i Vogël është ai që e bën edhe më të veçantë. Njihet si një ndër ishujt më të unik për historinë dhe vlerat që mbart brenda tij. Ndodhet mes ujrave të liqenit të Prespës së Madhe dhe është një monument i mbrojtur nga shteti. Të udhëtosh drejt tij, duhet të sigurosh një varkë e cila është në gatishmëri për këdo që dëshiron të njihet nga afër me bukuritë dhe historinë e ishullit. Janë të shumtë turistët të cilët fundjavën zgjedhin ta kalojnë në këtë pjesë të Shqipërisë. Banorët janë mikpritës dhe sapo shkon atje çdokush të orienton drejt rrugës që duhet të ndjekësh për në ishull. Një udhëtim dhe eksperiencë e paharrueshme për këdo . Udhëtimi me varkë zgjat rreth 15 minuta për të mbërritur në Maligrad. Sapo arrin atje, syri sheh shumë dhe mendja fillon dhe futet në thellësi të historisë që ky ishull tregon me gjithçka ka aty.
Mbishkrimet shkëmbore i përkasin periudhave të ndryshme ku më i hershmi i përket vitit 1345 . Ato janë të vizatuara me ngjyrë të kuqe me anë të oskidit të hekurit.
Pikturat janë thjesht vizatime antropomorfe në një stil ekspresiv të vendosura pa rregull në pjesën e shkëmbit. Syri lirshëm kupton se në këto piktura janë të vizatuara Shën Maria dhe fytyra e Krishtit fëmijë. Ndodhen afërsisht rret 12 figura, të cilat kanë vlerë të rrallë historike, por janë të ekspozuara jashtë dhe kushtet klimaterike mund ti dëmtoojnë duke zhdukur çdo gjurmë të historisë së lashtë. Duket qartë që kjo pjesë shkëmbore ka qënë një tempull i shenjtë.
Shpella e ishullit të vogël mbart brenda tij një vlerë të madhe. Bëhet fjalë për kishën Shën Marisë, e cila daton prej shekullit të VIX. Njihët si një ndër monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore në vendin tonë . Ajo ndodhet në pjesën perëndimore të bregut të liqenit, ndërsa ndërtimi dhe forma e veçantë por edhe e çuditshme njëkohësisht e bën të jetë një objekt i rrallë. Kisha është e veçantë me cikle ikonografike dhe mbishkrime historike të viteve 1345 dhe 1389. Në murin perëndimor ka afreske të princëve Kezar Novaku, afreske të gruaas së tij Kalia dhe femrave Maria dhe Amirali.
Vizitorët janë të shumtë kryesisht të huaj të cilët magjepsen ndaj saj dhe marrin me vete gurë të vegjël për mbarësi siç thuhet nga vendasit. Kjo pasi kisha e Shën Marisë njihet si vënd i shenjtë . Edhe banorët çdo muaj të shtatorit shkojnë për të kryer ritet fetare në kremtim të festës së shënjtë. Sipas historisë thuhet së më herët në këtë ishull ka ekzistuar një kishë paleokristiane që mendohet të ketë qënë në pjesën e sipërme të liqenit. Po ashtu ajo çka e vërteton gjithçka është edhe gjetja e objekteve arkeologjike si tjegulla, kollona e kapitale që i përkasin kishës së vjetër. Ndërkohë në pjësën e sipërme të ishullit çdo vit kryhen gërmime arkeologjike dhe gjenden objekte të rralla dhe me vlerë.
Më herët u zbuluan varre massive, ku sipas të dhënave i përkasin fëmijëve, skelete të të cilëve janë pa kokë. Kjo dëshmon ngjarje të frikshme dhe të hidhura që ka ndodhur vite më parë në këtë ishull. Gjithashtu gërmimet kanë zbuluar edhe rrënojat e vilës verore të Car Simeonit të shekullit XI. Në këtë ishull jetojnë rreth 1200 lloje shpendësh ku vëndin kryesor e zë pelikani. Në fakt shumë e cilësojnë si ishulli i gjarpërinjve pasi janë të shumtë, por historianët e hedhin poshtë këtë pasi ishulli i Qyteti i Vogël njihet ndryshe si ishulli i pelikanit.
Janë të shumtë edhe studiues të huaj kryesisht gjerman dhe hollandez të cilët mbërrijnë në këtë ishull dhe studiojnë shpendët që ndodhen aty. Ata fokusohen tek jeta e shpendëve , ushqimet që konsumojnë dhe gjithçka rreth tyre. Një banor teksa tregon vlerat e ishullit mes të tjerave pohon se shpendët të cilët ushqimin kryesor kanë peshqit kanë sjellë “dëm” tek ata. Kjo sepse edhë për banorët e Pustecit e ardhura kryesore sigurohet nga peshkimi në ujrat e liqenit.
Përtej kësaj ishulli është një tjetër burim të ardhurash për disa prej tyre pasi turistët e huaj vizitojnë zonën shpesh herë. Ishulli i Qyteti i Vogël është një ishull i pabanueshëm por i vizitueshëm nga turistë të shumtë kryesisht në verë. Ai ka një gjatësi rreth 800 metra dhe gjerësi 200 metra . Është i mbuluar nga bimësi natyrore barishtore dhe shumë pak shkurre , shpella dhe zgavra karstike. Në këtë ishull ndodhen 13 shpella .
Discussion about this post