Palasa, “parajsa jugore” e sporteve të aventurës dhe natyrës mbresëlënëse

Duke udhëtuar nëpër rrugën gjarpëruese të Llogarasë, shfaqet përtej në horizont një Delte e gjerë e formuar nga depozitimet dhe prurjet e një përroi. E njohur si Delta e Përroit të Palasës, është një atraksion me pamje mahnitëse që tashmë  është bërë sfondi i çdo fotografie.

 

Sapo zbret nga Qafa e Llogarasë shfaqet me gjithë bukurinë e vetë Palasa, me peisazhin e saj fantastik dhe me plazhin e parë Dhraleo, me një vijë prej 1.5 km, i cili është një nga perlat e kësaj zone. Ky plazh është i njohur për sportet ujore dhe shpesh është destinacion i parashutisteve që hidhen nga maja e Llogarasë.

 

Në Palasë shtrihen shumë plazhe nga më të preferuarat, midis të cilëve, plazhi Stalla që është një nga plazhet më të  mëdhenj të krahinës.

 

Që nga Palasa e në vazhdim, në gjithë  Bregun e Himarës, syri shikon vetëm det të kaltër e të pastër, me gjire, mole e plazhe pafund, njëri më i bukur se tjetri, me rërë të imët, të  trashë apo me gurë.

Bregdeti i Palasës është përmendur shpesh për historinë, që ka si kulm konfliktin më të njohur të Romës së lashtë, atë mes Çezarit dhe Pompeit. Në vitin 48 p.e.r. Cezari doli triumfator nga ky konflikt, duke arritur të fitonte Orikumin (në ate periudhe njihej si Jeriko). Kjo pjesëz historie e bën më tërhëqes këtë  fshat. Duke qënë një vend bregdetar dhe një liman natyror, aktiviteti kryesor ishte tregtia deri sa u bë pre e sulmeve pirate.

 

Kur viziton këtë fshat nëpër rrugët me kalldrëm, nuk mund ti shpëtojë vëmendjes Rrapi i Palasës, një peme madhështore që përkufizohet si simbol i rezistencës dhe mbijetesës prej më shumë se 800 vjetësh.

Discussion about this post

Related Posts