Destinacioni i radhës, na dërgon në një vend shumë interesant, i mahnitshëm me bukuri natyrore, vend ideal për të kaluar kohën e lirë e në të njejtën kohë, do të mund të shihni një Kala interesante, që në rrrethin e Drenasit, quhet si Gradina e Llapushnikut. Gjendet vetëm 10 km në jugperëndim të Drenasit, dhe vendi atje, është shumë i përshtatshëm edhe për të bërë piknik, mbase ka një ajër shumë të pastër dhe është i mbushur rreth e më rreth me lista ku vetëm cicërimen e zogjëve mund ta ndëgjoni, duke i shijuar momentet.
Për të shkuar atje, juve juve ju duhet të pajiseni mirë me gjëra ushqimore dhe porsa të arrini atje, ju do të shihni një Kala që gjendet në një kreshtë të lartë shkëmbore në trajtën e një anijeje lundruese në mesin e bjeshkëve të Llapushnikut. Pjesa më e lartë e Gradinës është kryesisht shkëmbore dhe njihet me emrin Shkëmbi i Gradinës, ku sipërfaqja e kësaj kreshte është e shkallëzuar dhe shquhet për bukurinë që ofron. Gradina e Llapushnikut, ka një pozicion dominant dhe mjaft strategjik, ajo ka komunikim pamorë me një rajon të gjerë rrethepërqark; në lindje mali i Goleshit, në perëndim Gradishta e Zatriçit, në veri Gradina e Vuçakut dhe në jug bjeshkët e Berishës. Njihet si pjesa më e fortifikuar në pikëpamjen natyrore.
Jeta në këtë Gradinë, dikur, duket se ishte e zhvilluar në shpatet që rrethojnë pjesën shkëmbore, ku u gjeten fragmente qeramike dhe gjurmë të mureve rrethuese. Hyrja e citadelës, gjendet në anën veriore të fortifikimit. Në këtë anë vërehet një mur në trajtë ledhi që bashkon dy shkëmbinjë natyrorë. Gradina, është e pajisur me një mur të dytë rrethues të ngritur gjatë periudhës së vonë antike.
Kjo pjesë, njihet si vendi më i përshtatshëm që mund ta shfrytëzojnë banorët e ktij qyteti për të kaluar kohë me familjarët e tyre. Në kohë të ndryshme, të sezones së pranverës dhe verës, ju mund të shihni një bukuri përrallore që të ofron ky vend, e në sezonën e dimrit, disa prej banorëve e shfrytëzojnë edhe për gjueti e qe besa shfrytëzohet edhe për skijim, por jo për turistët, por nga vendasit. Megjithatë, ju si turistë, do të mund të argëtoheni me gjallërinë që të jep Llapushniku.
Discussion about this post