Gryka e Kelcyrës, parajsa e njëmijë e një burimeve

Triptoalbanie.al në këtë artikull të radhës do ju njoh me Grykën e Këlcyrës, ose ndryshe, parajsën e njëmijë e një burimeve, që zbresin nga malet e Trebeshinës e derdhen në Vjosë.

 

Gryka e Këlcyrës ndodhet në rrethin e Përmetit dhe në të ndodhet një nga burimet ujore më të bukura të Shqipërisë, Burimi i Ujit të Zi, i cili ndonëse jo shumë i përmendur siç mund të thoshim për pika të tjera ujore të natyrës shqiptare, është një vend i mrekullueshëm që vlen të vizitohet.

 

Këlcyra është një qytet që shtrihet përgjatë maleve Trebeshinë dhe Nemërçkë dhe laget nga lumi Vjosë dhe Dëshnicë. Udha për në Këlcyrë,mund të merret edhe pasi shkëputeni nga rruga Tepelenë-Gjirokastër dhe lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të Antigonesë.

 

Madhështore dhe hijerëndë Gryka e Këlcyrës çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, që është i vendosur në të djathtë të Vjosës.Në çdo stinë panorama që ju dhuron kjo zonë është e mrekullueshme.

 

Prej vitesh kjo pikë është kthyer në destinacion për turistët që vizitojnë Përmetin por ka dhe nga ata të cilët marrin rrugën vec për të pushuar në këtë zonë.Restorante të ndërtuara mes ujit ju mirëpresin.

 

Gatime tradicionale të zonës ,larmishmëri mishi ku në tavolinë kryeson mishi i qengjit ne hell i shoqëruar me patate dhe perime. Të drekosh mes natyrës , freskisë dhe zhurmës së ujit dhe ajrit të pastër.

 

Do shijoni gjithçka që do dëshironi të shikoni në këtë destinacion me vlera të mëdha natyrore si dhe freskia dhe pastërtia e ajrit të munguar në qytet do jetë pika kyçe që ka për tju bërë të ndiheni mirë.

 

Discussion about this post

Related Posts