Magjia e karnavaleve të Korçës, tradita e vjetër që sjell edhe çeljen e sezonit turistik

Korça çeli zyrtarisht sezonin turistik. Në edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, qyteti i serenatava iu tha “Mirësevini” turistëve nga mbarë vendi dhe bota. Pas një viti pauz për shkak të pandemisë , këtë vit festa e karnavaleve ka rikthyer qindra turistë vendas dhe të huaj. Të gjitha rrugicat dhe sheshet e qytetit gumëzhinin nga personazhet e veshur me maska të ndryshme dhe mysfirë të cilët kishin mbërritur në Korçë për të shijuar gjithçka aty. Në fakt Korçën e kishte marrë malli të festonte dhe të ndjehej e përkëdhelur nga turistët e saj por jo vetëm. Ndonëse nuk i kanë munguar turistët kryesisht fundjavave ,por pa festat e saj tashmë tradicionale , Korçës i humb lezeti. Karnavalet kanë pushtuar çdo cep të saj ku kulmi i festës ka qënë në Pazarin  e vjetër, një atraksion ky më i preferuar nga kushdo që zbret në Korçë. Parada shumëngjyrëshe këtë vit solli 25 grupe të cilat pasi marshuan përgjatë Bulevardeve të qytetit më pas u përqëndruan në Pazarin e Vjetër. Për të disatin vit radhazi kllounët , shpatarët, kërcimtarët dhe personazhe të jetës së përrallave dhe asaj reale kanë prezantuar numurat e tyre duke etuizazmuar dhe gjallëruar gjithë qytetarët. Më shumë se 400 qytetarë ishin veshur me kostume të ndryshme për të festuar këtë festë pasi prej vitesh qytetarët korçarë ruajnë me fanatizëm veshjet e tyre duke mos munguar asnjëherë. Këtë vit pati edhe maska dhe kostume të reja të cilat u shfaqën për herë të parë këtë vit. Tashmë Korça është e gatshme të mirëpresë çdokënd që mendjen e mban tek ajo dhe do të shijojë gjithçka që ofron. Atraksionet turistike janë të shumta dhe zgjedhjet janë të mëdha në këtë qytete të bukur dhe të kthyer tashmë në mbretereshën e turizmit. Me Festën e Karnavaleve qyteti i Serenatave çeli sezonin turistik, mirëpo festat të kthyera tashmë në traditë janë të shumta në vijm siç është Festa e Lakrorit dhe Festa e Birrës një  ndër festat më të mëdha e cila tërheq mijëra turistë nga mbarë bota. Pra ejani në Korcë se ne dimë të festojmë dhe gëzojmë me miqtë .

 

Histori mbi karnavalet

 

Karnavalet kanë filluar të festohen në Korcë që në vitin 1940, kur jeta kulturore ka qënë e larmishme në këtë qytet. Më pas krijimi i shoqërisë kulturore “Rinia Korçare” i dha një hov të madh kësaj feste duke e kthyer në një traditë për Korçën . Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me kitara , mandolina dhe këngë humoristike ndërsa u ndërprenë rreth viteve 60 të shekulit të kaluar. Pas shumë vitesh u rikthyen sërish(vitet 90) dhe tashmë mbetet festa më e dashur dhe magjike për qytetin dhe qytetarët korçarë por jo vetëm.

 

Discussion about this post

Related Posts