Liqeni i Zemrës në Kosovë

Do të mbeteni pa fjalë nga bukuritë e vendit tonë. Alpet karakterizohen me bukuri të jashtëzakonshme dhe me vende të mrekullueshme dhe ju do të magjepseni nga pamje të tilla.

Në mesin e atraksioneve më të veçanta, bën pjesë një liqen që ka formën e zemrës dhe si i tillë quhet Liqeni i Zemrës.

Nga distanca para se të afroheni pranë tij, përpara syve do të keni një pamje vërtetë përrallore.

Normalisht që ju do të donit të mbani kujtime nga ky vend, pasi është vendi ideal për të shkrepur fotografi të bukura që nuk mund t’i realizoni në ndonjë vend tjetër.

 

Liqeni i Zemrës, gjendet në Bjeshkët e Nemuna afër Majës Gusan, 400 m në kufi me Shqiperinë dhe ka një lartësi mbidetare prej 2,539 m ndërsa ka një gjatësi maksimale prej 150 m, me gjerësi 120 m.

Forma e tij si një zemër e bën atë shumë të bukur dhe mjaft tërheqës për turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Rreth e qark këtij liqeni ndodhen edhe shume liqene të vegjël, kryesisht akullnajorë të cilët mbushen me ujërat e borës qe shkrihen në stinën e Pranverës.

 

Pasi gjendet në një lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit, uji i liqenit është shumë i pastër, por edhe mjaft i ftohtë. Prandaj është e vështirë që të laheni në këtë liqen, por mund të freskoheni pasi keni bërë një ecje të gjatë për të arritur deri në këtë vend kaq të pëlqyer.

Ky liqen i bën edhe më tërheqëse Alpet Shqiptare, prandaj ju mbetet vetëm të informoheni në “Triptoalbania.al” e pastaj ta keni më lehtë për ti vizituar këto destinacione atraktive.

 

Discussion about this post

Related Posts