Rugova është një trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare. Në vitin 2013 Rugova u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Rugova është e përshtatshme për alpinizëm, hiking, skiim, ngjitje në shkëmbinj, fluturim me parashuta, piknik me familjen etj.
Bjeshkët e Nemuna në kompleksin e Alpeve Lindore Shqiptare dhe Mali i Sharrit me shtrirjen e tyre në territorin e Kosovës, e bëjnë Kosovën qendrën kryesore të biodiversitetit të Ballkanit dhe një ndër 16 qendrat e diversitetit floristik të Evropës.
Bjeshkët e Nemuna kanë qenë fokus i interesimit për vlerat e larta gjeomorfologjike, hidrologjike, për florën, faunën, peisazhet, vendet turistike etj.
Gryka e Rugovës, është tejet mbresëlënëse për vizitorët, e cila fillon vetëm 2 km larg nga qendra e qytetit, me një gjatësi prej 12 km. Këtu pastaj fillon Lumi Lumbardhi, i cili formohet nga burimet, që gjenden në pjesë të ndryshme në Rugovë me një gjatësi rreth 50 km. Lumi Lumbardhi e ndan këtë grykë në dy pjesë, duke i dhënë madhështinë me shkëmbinjtë për rreth me lartësi deri ne 2000 m, mbi nivelin e detit.
Madhësishtia e saj nuk mbaron me kaq, ujërat që burojnë nga shkëmbinjte krijojnë ujëvara që marrin një pamje të mahnitshme.
Kohëve të fundit, Rajoni malor ka filluar të bëhet shumë atraktiv për turistë, jo vetëm për shëtitje, por këto vende janë shumë të përshtatshme për të kryer aktivitete rekreative/sportive.
Në ditët e ngrohta me diell, mund ti shijoni freskinë që ofron ky vend e në kohë me borë ofron mundësi skijimi
Në këtë zonë, kryhen shumë aktivitete duke ju falenderuar natyrës së egër dhe të virgjër si dhe përshtatshmërisë së shtrirjes, lartësisë, pasurive ujore, shumëllojshmërisë së florës dhe faunës.
Discussion about this post