Krujë

32 km nga kryeqyteti. Ajo është e ndërtuar në një shpat mali me lartësi afro 600 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar një panoramë mjaft të veçantë. Kruja është një ndër pikat turistike më të frekuentuara të vendit. Emri i qytetit lidhet ngushtësisht me figurën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili e ktheu këtë qytet në qendrën e tij kryesore dhe në bastionin më të rëndësishëm të rezistencës antiosmane. Një nga monumentet historike kryesore për t’u vizituar është muzeu “Gjergj Kastrioti”, i vendosur në kala, që ka origjinë ilire. Kalaja që ne shohim sot, e ka marrë formën gjatë shek. V-VI. Ka 9 kulla dhe brenda saj ka disa shtëpi, gjithashtu edhe teqeja e Dollmasë. Në perëndim të saj gjendet hamami, i cili daton nga shek. VI.

 

Muzeu Etnografik

Objekt tjetër brenda kalasë është Muzeu Etnografik, i cili ndodhet në një shtëpi tipike me çardak, që ka qenë pronë e familjes së Toptanëve. Në hyrje të kalasë është i pozicionuar Pazari karakteristik i Krujës, ndër më të spikaturit në vend. Ky është njëri prej tregjeve më të pasur me suvenire dhe prodhime të zejeve vendase. Ka funksionuar që prej shek. XV. Kruja shijohet edhe përmes gatimeve të saj tipike, ku për t’u përmendur është kabunia, e cila përgatitet me oriz, sheqer, kanellë, karafil dhe me qafë dashi. Ashurja është një tjetër ëmbëlsirë karakteristike e përgatitur me grurë dhe kanellë.

Nuk mund të lihet pa provuar nga vizitorët byreku i Katraqinit etj. Në majë të malit të Krujës gjendet Teqeja e Sari Salltikut, një shenjt i sektit bektashi, me famë ballkanike. Në nderim të figurës së tij, njihen tri varre, njëri prej të cilëve gjendet pikërisht në malin e Krujës. Ngjitja për në majën e Sari Salltikut ofron një eksperiencë të paharruar për amatorët e ecjeve sportive. Aty mund të shkohet edhe nëpërmjet rrugës automobilistike. 25 km larg nga Kruja gjendet Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, me një sipërfaqe prej 2.000 hektarësh. Ai njihet si një pikë klimaterike e përshtatshme për të sëmurët që vuajnë nga sëmundjet respiratore. Këtu, në lartësinë mbi 1.300 metra mbi nivelin e detit, mund të vizitoni burimin e ujit të pijshëm të Nënës Mbretëreshë. Ndër objektet e trashëgimisë historike vlejnë të përmenden rrënojat e qytetit ilir të Albanopolit, të cilat gjenden në Zgërdhesh, pranë fshatit Halilaj (në udhën nga Fushë-Kruja për në Krujë). Albanologu i famshëm austriak, Jorg Von Han, nga vizitat e studimet e bëra këtu, e ka identifikuar me ALBANOPOLIN, nga i cili merr emrin edhe vendi ynë për të huajt. Pranë Fushë-Krujës, në fshatin Bilaj, gjenden ujërat termale, të cilat ofrojnë shërbim të specializuar. Këto të fundit kurojnë disa lloj sëmundjesh. Temperatura e këtyre ujërave me përmbajtje sulfurore arrin deri në 55 gradë C

 

Muzeu“Gjergj Kastrioti”

Një nga objektet kryesore për t’u vizituar është Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Objekt tjetër brenda kalasë është Muzeu Etnografik, i cili gjendet në një shtëpi tipike me çardak, që ka qenë pronë e familjes së Toptanëve

Discussion about this post

Related Posts