Kalaja e Lezhës, aty ku historia ndërthuret me peisazhin

Kalaja e Lezhës është një nga pikat kryesesore historike për qytetin. Vendi ku lidhi besen heroi ynë kombëtar Skënderbeu me 12 princat shqiptarë. Ndaj edhe sot kjo kala mbetet një ndër atraksionet historike më të vizituar nga turistët, sidomos ato të huaj.

Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit, ndërsa të ofron një pamje mahnitëse.

Historia e saj është vetëm pjesa e njohur për shumicën e publikut, por në kalanë e qytetit të Lezhës nuk mungojnë edhe vizitorët e peisazhit. Vendasit e dinë këtë sekret që ka nisur të identifikohet edhe nga turistët ndaj edhe të shumtë janë ata që i ngjiten kodres drejt kalasë. Një qytet që qëndron në ajër, do të thoshte për Lissin në librin e saj Alexiada, princesha bizantine Anna Komnena duke iu referuar pozicionit gjeografik të fortesës.

Ndërsa ke mbërritur në portën kryesore te kalasë do të marrësh vetëm kënaqësinë e parë që ndërthur historinë dhe peisazhin që të shtrihet përpara, por që ende nuk ke eksploruar të gjithën. Ulur në stolat e vendosur për të pushuar mund të gjesh edhe soditës e meditues. Ka edhe nga ata që frymëzohen nga peisazhi dhe ndjesia që të ofrohet ndërsa kundron nga lart qytetin e Lezhës.

Pamja është e plotë në 360 gradë, nga ku vëren gjithësinë që përkufizon Lezhën e sotme. Nga qëndra e qytetit nisin zgjatimet e tyre fushat e Zadrimës në veri, Torovicës në veriperendim e Bregut të Matit në Jug ndërsa në lindje të shoqëron maja e Akrolisit. Qielli bashkohet me kaltërsinë e detit duke përbërë dehjen e shikimit që më hërët kombinohet me lagunat e Kune – Vainit.

Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti i lashtë i Lisit. Gjithashtu dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik që në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit.

Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Etapat e mureve dallohen qartë. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit. Si rezultat i tërmetit të vitit 1979 por edhe atij të 2019 kalaja ka pasur disa dëmtime serioze.

Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti i Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës. Krijimi për herë të parë të “Urdhërit Françeskan” nga Shën Françesku.  Kisha  e Shën Kollit e shek.XIV është monument historik me rëndësi.  Vendi ku u mblodh Kuvendi I Lezhës 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Rindërtimi i parë i kalasë datohet në shek. I p.k.

Një tjetër problem i cili është vënë në dukje në kalanë shekullore të Lezhës është se ndërtimi i rrugës në vitin 2012 ishte i pastudiuar për lëvizjen e autobusëve për shkak të pjerrtësisë dhe kthesave të ngushta gjë që ka bërë që në kala të mos ngjitet asnjë autobus.Të shumta kanë qenë premtimet për ndërhyrje në rrugë, por deri më tani asgjë nuk është bërë vetëm se kalaja e qytetit ka mbetur jetime. Kalaja mbi kodër në qytetin e Lezhës mbart një histori të lashtë e të mbushur me ngjarje, por sot ajo është një destinacion turistik i pashfrytëzuar nga Ministria e Kulturës nga e cila ka edhe varësi.

 

Discussion about this post

Related Posts