“Kaçanik o shkëmb e gur”, kështu i këndohet kënga komunës së Kaçanikut, një prej komunave të Kosovës si më e veçanta nga pozita gjeografike, e cila rrethohet rreth më rreth me kodra të mëdha. Nëpër Kaçanik, kalojnë dy lumenjë që e ndajnë qytetin në dy pjesë, lumi Nerodime dhe lumi Lepenc që i japin hijeshinë më shumë një qyteti .Kaçanikasit, lumin e shfrytëzojnë edhe për tu freskuar gjatë ditëve të nxehta të verës dhe në të njejtën kohë, ata peshkojnë nëpër këtë lum, mbase ka peshqi të vegjël.
Ndryshe, kodrat e mëdha që në atë pjesë i quajnë kepe i jep gjelbërimin sikur të ishte mbuluar më një petkë të natyrës i gjithë Kacaniku. Pra, Kaçaniku njihet si qyteti që ka pasuri natyore të pyjeve, tokës dhe ujërave. Një veçanti tjetër që ka Kaçaniku, është jeta e natës e cila është e mbushur me argëtime për të rinjët. Organizohen mbrëmje me muzik live nëpër ambiente të jashtme dhe ka shumë lokale që pamja e tyre është magjepëse nëse uleni dhe pini një kafe aty, ngase sytë tuaj do vështrojnë lumin sikur po i bie kodra përmbi, ashtu të jep imazh të mrekullueshëm.
Kaçanik është qytet i vogël në jug të Kosovës dhe ka një sipërfaqe prej 306 km katrorë (2,8% e sipërfaqes së tërësishme të Kosovës). Nëpër Kaçanik kalon magjistralja Shkup-Prishtinë, si edhe hekurudha Selanik – Fushë Kosovë (e ndërtuar në vitin 1879). Në këtë komunë janë edhe dy vendkalime kufitare me Maqedoninë: njëri në Han të Elezit dhe tjetri në fshatin Qafëshqipe (ish Glloboçicë).
Kaçaniku si qendër administrative – (Fshat)Pastaj edhe si qytezë, daton qysh nga fundi i shekullit XVI. Deri në vitin 1891 ishte nahije e Sanxhakut të Shkupit të Vilajetit të Kosovës. Themelues i qytezës Kaçanik është Sinan Pasha, një pasha turk me origjinë shqiptare. Sinan Pasha, ndërtoi xhaminë (e cila edhe sot ekziston), një imaret (kuzhinë publike), një shkollë në afërsi të xhamisë, dy hane (bujtina), një hamam (banjo publike), kalanë dhe disa mullinj mbi lumin Lepenc Pjesë nga udhpërshkrimi i Henry Noel Brailsfoldar anglez -gazetar:”(Nëpër Kaçanik).. Një hekurudhë strategjike, e cila si duket nga mallrat bart vetëm topa dhe nga udhtarët vetëm ushtarë ose robër të luftës, përshkon një grykë të ngushtë prej Shkupit deri në stacionin e fshatit të vogël të Ferizajt, një vend i cili u bë i njohur para disa viteve për shkak të kryengritjes së tij kundër nënprefektit turk.
Discussion about this post