Bukuria përrallore e Bjeshkëve të Strellcit, mbetet si destinacioni më i dashur për turistët vendor dhe ato të huaj. I gjithë vendi gjelbëron nga pishat të cilat vit pas viti veç sa shkojnë e shtohen. Bjeshkët e Strellcit, kanë kushte shumë të përshtatshme para së gjithash, pushimi familjar, i punëtorëve, mjekimi shëndetësor, qëndrimi në natyrë të lirë, alpinizmi, gjuetia etj. Alpinizmi si degë e bjeshkatarisë gjenë shprehje dhe mundësi të zhvillimit të shkëlqyeshëm në masivin shkëmbor, në Rajonin e dytë të Bjeshkëve të Strellcit.
Juve, që e doni natyrën dhe malin, e keni vendin ideal për ta vizituar dhe për ti përmbushur të gjitha kërkesat e juaja për të kaluar një ditë pikniki dhe jo vetëm kaq, ju mund edhe të qëndroni atje, pasi ka villa të cilët njerzit i kanë ndërtuar dhe i lëshojnë për turistë.
Natyra përrallore, që do ta shihni atje, do të ju lë pa mend dhe do të donit që përsëri ta vizitonit, ngase nuk është vetëm një vend që e ka bekuar Zoti me bukuritë që i’a ka falë, por, ajo pjesë njihet edhe si pjesë ku njerzit të cilët vuajnë nga disa sëmundje të mushkrive të kurohen nga ajri që mund të thithin atje.
Atje, ka dhe restorante nëpër të cilët mund të ushqeheni me ushqime tradicionale që një ndër ushqimet tradicionale në Kosovë është flija dhe leqeniku, e si duket nuk ka njeri që se pëlqen. Mirëpo, përpos restoranteve, ju nëse dëshironi, mund ta merrni ushqimin me vete nga se në një ambient dhe natyrë të atillë, nuk do të mund të ngopeni fare.
Ndryshe, Bjeshkët e Strellcit, gjenden në komunënen e Deçanit, dhe Maja e Strellcit, është një maje malore e cila ndodhet ne pjesën perendimore të Kosovës, afër fshatit Strellca e Eperme, rreth 80 km ne perendim të kryeqendres së vendit Prishtina.
Lartësia mbidetare e Majës së Strellcit është 2 365 metra mbi nivelin e detit ose 225 metra mbi terrenin përreth ndërsa gjeresia e tij ne bazë është rreth 2.7 km. Pika më e lartë në afërsi është Gjeravica, 2.656 metra mbi nivelin e detit, 10.2 km ne jugperendim te Kosovës.
Discussion about this post