Fshati i relaksit me natyrë të mahnitshme

Ajri i freskët dhe natyra, do t’ju mbushë me jetë dhe Triptoalbania.al, këtë herë do tju rrëfejë  një destinacion tjetër të natyrës, që me patjetër duhet ta vizitoni dhe ta përjetoni ndjesinë e paharruar. Fjalën e kemi për fshatin piktoresk Grashtica, i cili shtrihet në Lindje të Kosovës, në një largësi 10 km nga Prishtina.

Kur flasim për natyrën, gjithmonë na intereson se si mund ta shkelim atë destinacion, e kjo për në Grashticë, është fare e lehtë, linjat urbane të dërgojnë deri atje dhe mund ta vizitoni edhe me makinën tuaj. Përpos natyrës pikoreske që do t’ju kënaqin sytë tuaj, ju mund të reklaskoheni duke degjuar cicërimen e zogjëve dhe shijuar ajrin e pastër. Përpos këtyre bukurive që do të përjetoni atje, ju do të mund të shihni shtëpi të vjetra të ndërtuara mbi 100 vite më parë  dhe do të mahnitem nga sa shumë  mullinjë ka ky fshat, ndaj edhe konsiderohet  si fshati i mullinjëve.

Vendi, është ideal për piknik por edhe hikking pasi ka shtegje për ecje malore, mirëpo kryesisht e shfrytëzojnë të gjithë Prishtinasit për pikinik, mund ta bëni dhe ju është natyrë e hapur por ka edhe banorë që ju siguroj që do tju tregojnë më shumë rreth Grashticës. Banorët e kësaj ane, njihen për një traditë dhe mikpritje të jashtëzakonshme.Përpos, ajrit të pastër e bukurive të tjera natyrore, ju do të mund të shihni edhe kafshë të egra.

Kur të vendosni të shkoni në Grashticë, do t’ju duhet ushqim me vete. Andaj, nëpërmjet Triptoalbania.al, do ta keni më lehtë të bëni përzgjedhjet tuaja, se cilat destinacione do të donit të vizitoni në trojet shqiptare.

 

 

Discussion about this post

Related Posts