Ferizaj, është një qytet i rëndësishëm në Kosovë, si në aspektin Kulturor, sportiv, ekonomik, por edhe turistik. Megjithatë organizimi i tij dhe arkitektura e bëjnë atë një qytet shumë interesant dhe tejet atraktiv për t’u vizituar.Qyteti i Ferizajt është një ndër qendrat më të reja të Kosovës, andaj ekonomia e këtij qyteti është zhvilluar në vitet e vonshme. Rrethina e Ferizajt, ka qenë e banuar 6 deri 8 mijë vjet më herët.
Gjetjet arkeologjike në Varosh, 3 km në jug të Ferizajt, dëshmojnë se këto anë banoheshin që në kohën e neolitit të hershëm. Banorët e parë nuk e kultivonin shkrimin, prandaj nuk dihet shumë për popujt e lashtë që zëvendësuan njëri-tjetrin përgjatë disa mijëvjeçarëve, deri në pjesën e fundit të epokës së bronzit.Ferizaj njihet edhe për tolerancë ndërfetare. Prej shumë e shumë vitesh, xhamia dhe kisha ndajnë të njëjtin oborr në këtë qytet.
Bifurkacioni dhe toleranca fetare, e përshkruan më së mirë gjeorgrafinë dhe historinë e këtij vendi, të kërkuar nga shumë studiues e turistë. Bifurkacioni në qytetin e Ferizajt, respektivisht Bifurkacioni i lumit Nerodime është një fenomen natyror i ndarjes së lumit në dy degë dhe derdhjes në dy dete. Bifurkacioni i lumit konsiderohet të jetë një fenomen artificial, por i krijuar në kushte shumë të favorshme natyrore.
Njihen vetëm dy raste të tilla, njëri rast është në Kosovë ku lumi Nerodime ndahet në dy degë. Nerodimka, pra është me rëndësi të veçantë për hidrografinë e Kosovës sepse përfaqëson shembullin e vetëm të Evropës të një bifurkacioni lumor që rrjedh në dy detet, Detin e Zi dhe Egje. Njëra i bashkohet lumit Lepenc i cili pastaj derdhet në lumin Vardar dhe përfundon në detin Egje dhe dega tjetër derdhet në lumin Sitnica e cila derdhet në lumin Ibër dhe pastaj përfundon në detin e Zi. Zonë atraktiv për tu vizituar është edhe fshati Jezercë që kohëve të fundit është bërë destinacion i dëshirueshëm për tursitë.
Ky fshat, ka një pamje piktoreske, që ndodhet diku 8 km larg qytetit. Fshati, është në lindje dhe përfshinë një nga hapësirat gjeografike më të mëdha në këtë komunë si dhe në tërë Kosovën. Është një vendbanim kodrinor malor, por edhe një çerdhe veprimtarësh atdhetarë për çështjen kombëtare liridashëse.
Në Jezercin e thellë malor, ka filluar të zhvillohet turizmi rural, fshat ky cili ka resurse të mëdha për zhvillimin e turizmit. Relievi i Jezercit, ofron kushte të mira për argëtim me biçikletë, natyra me male dhe livadhe të shumta e kroje që japin mundësi marshimi në shtigje të gjata dhe të shkurtëra.Natyra ofron edhe mundësi argëtimi me fluturake aeronautike, ofron mundësi edhe për alpinizmin, kalërim, gjueti, peshkim si dhe skijim. Për të gjitha këto vende atraktive, tashmë ju e keni më të lehtë ti gjeni përmes platformës “Triptoalbania.al”.
Discussion about this post