Bukuri natyrore si e Bjeshkëve të Sharrit

Në ditët e nxehta të verës, të gjithë e kërkojnë një vend të freskët dhe të mirë për të kaluar kohë, e këtë gjë ta ofrojnë malet e Sharrit të cilat gjenden në pjesën jugore të Kosovës. Aty, ka bukuri pejsazhore që ka ditur ti falë natyra, ku ju mund ti shijoni këtë vende duke u argëtuar me njerzit tuaj.

Malet e Sharrit, janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore. Nëpër këto male, gjenden gjurmë të epokës së akujve në formën e liqeneve të ngrira e të larta malore. Mali i Sharrit, lidhet me Malin e Korabit (2,764 m) në jugperëndim.

Përpos maleve, që në vetë bartin lista të gjatë të llojëve të ndryshme, aty ka vende të përshtatshme për të kaluar një ditë të zakontë duke ikur nga përditshmëria dhe duke thithur ajrin më të mirë ndonjëherë.

 

Malet e Sharrit, kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku “ushqehen” lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara.

Fauna e Maleve të Sharrit, përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, kaprolli, dhia e egër dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit, gjeli i egër, skifteri kthetrabardhë, bufi, dhe shkaba

Këtu gjenden komunitete të ndryshme pyjore, që pjesërisht kanë degraduar në komunitete shkurresh malore. Pjesa më e madhe e zonave mbi brezin pyjor mbulohen nga kullota malore, nga bimësia e tokave shkëmbore-gëlqerore dhe shkëmbore-silikate, nga bimët e lëndinave, vegjetacioni i tokave të lagështa që ndodhen lart në male dhe nga vegjetacioni i rrafshnaltave me bar.

Discussion about this post

Related Posts