Qyteti ka një popullsi prej rreth 170,000 banorësh, shumica shqiptarë. Prizreni gjendet në afërsi të Bjeshkëve të Sharrit në Kosovën jugore, rajoni kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Qyteti i Prizrenit shtrihet ne pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro-tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antika, kur njihej me emrin Theranda në Gjeografinë në shek. II para. K., e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Në shek. V pas. K. përmendet emri Petrzên nga Prokupi i Cezares në De aedificiis (Libri IV, Kapitulli 4). Ndonjëherë citohet edhe në lidhje me Justiniana Prima. Gjatë shekullit XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre. Lidhja e Prizrenit Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke, shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare. Në pamundësi që Perandoria Osmane t’i shmangej traktateve, Sulltan Abdyl-Hamidi II thirri në Stamboll Sheh Mustafa Tetovën dhe Abdyl bej Dume-Frashërin në shenjë përkrahjeje; dhe u shkroi letra kadiut të Gjakovës Ahmet efendi Koronicës, myderrizit të Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut të Dibrës Jonuz Efendiut, ndërsa iu dha urdhër komandantëve ushtarakë në vilajetet shqiptare që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. Qëndrimet fillestare të Lidhjes, në krye të komitetit qendror të së cilës ishte Iljaz pashë Dibra, u parashtruan në Kararname. Në këtë dokument prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës. Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme. Prevalla Fshati kufizohet me një pyll të madh. Gjatë verës, është një destinacion i përshtatshëm për rekreacion dhe pushim, ndërsa gjatë dimrit për sportet dimërore sezonale. Ajo shtrihet 1800m mbi nivelin e detit. Prevalla, ndodhet në jug të Kosovës në Malet e Sharrit, në rrugën e cila shkon nga Prizreni nëpërmjet Prevallës në drejtim të Shtërpcës. Prevalla gjendet në kuadër të Parkut Kombëtar Malet e Sharrit. Parku në Dragash Parku Kombëtar i Maleve të Sharrit ka ndikime alpine dhe kontinentale. Temperatura mesatare mujore shkon midis -1.3°C (29.7°F) në Janar dhe 20°C (68°F) në Korrik. Mesatarja e reshjeve vjetore sillet midis 600 milimetra (24 inq) dhe 1200 milimetra (47 inq) varësisht nga lartësia. Flora e parkut përfaqësohet nga 1558 specie të bimëve vaskulare. Fauna përfshin 32 lloje të gjitarëve, 200 lloje të zogjve,13 lloje të zvarranikëve, 10 lloje të amfibeve,7 lloje të peshqëve dhe 147 lloje të fluturave.Disa nga llojet bimore dhe shtazore që ndodhen në këtë park dhe në periferi të tij, pra në pjesë të tjera të Malit Sharr, janë të pranishme vetëm aty dhe në Alpet Shqiptare, disa prej tyre janë të njohura vetëm në rajon dhe shumë nga to janë në listën e specieve të rrezikuara. Të shikuara në tërësi këto specie janë të një interesi të veçantë, pashmangshëm edhe me konotacion turistik. Ky park është i pasur me florë dhe faunë. Brod Terreni përreth Brodit në jugperëndim është kodrinor, por në verilindje është malor. Pika më e lartë mbidetare është Rule, 2,220m mbi nivelin e detit dhe e cila gjendet 2.8km në lindje të Brodit. Brodi është mjaft i populluar, me 207 banorë për kilometër katror. Qyteti më i afërt është Sharri (Dragashi), 5.8km në veriperëndim të Brodit. Në zonën përreth Brodit ekzistojnë male të larta me formacione shkëmbore. Fshati Brod është i begatshëm edhe me shtigje të skijimit. Pikërisht për këtë arsye është ngritur edhe Qendra Skitare, si njëra ndër qendrat më të reja skitare në Kosovë. Në kuadër të saj funksionon edhe ski lifti i cili ofron mundësi dhe kushte edhe për skijim gjatë natës. Gjithashtu ekzistojnë edhe kushte për zhvillimin e turizmit malor dhe organizimin e garave të ndryshme, si në nivel të Kosovës ashtu dhe të atyre ndërkombëtare. Brezovica Brezovica është një resor skijimi unik, i cili është i vendosur në veri dhe veriperëndim të Kosovës, në një lartësi prej 1.718 – 2.520 metra, me sipërfaqe prej 2.500 hektarësh që përballet me shpatet e Parkut Nacional të Sharrit në Kosovë. Kushtet e favorshme klimatike e bëjnë këtë rajon të përshtatshëm për turizëm, sport dhe rekreacion gjatë tërë vitit. Është një zonë ideale për skijim gjatë dimrit, por shumë e përshtatshëme për ecje në natyrë dhe çiklizëm malor gjatë verës. Terreni malor, peizazhet e mahnitshme dhe ajri i freskët e bëjnë Brezovicën një zonë fantastike për adhuruesit e natyrës. Gjatësitë e shtigjeve të skijimit janë rreth 16 kilometra. Është një destinacion dimëror shumë i popullarizuar, i cili josh mijëra vizitorë çdo vit. Akomodimi është kryesisht në shtëpi alpine, me disa hotele rrëzë malit, ndërsa shpatet e mbuluar me dëborë u sigurojë hapësirë të mjaftueshme skiatorëve, snowboardve dhe alpinistëve.
Discussion about this post