Burrniku, fshat malor në komunën e Ferizajt të jep një ndjesi të veçantë, nëse e doni malin dhe doni të kaloni kohë në këto vende te freskëta. Burrniku, njihet edhe si fshati ku është shumë i pasur me tokën pjellore me shtëpiza që janë ndërtuar atje. Është vend shumë i përshtatshëm për piknik por edhe për hiking, për shkak se ka shtegje të përballueshme për fillestarët.
Ky vend ka potencial për atraksion jo vetëm për vendasit, Burrniku pret edhe shumë vizitorë të tjerë të cilët nuk do të pendohen nëse vendosin të zgjedhin këtë vend për të kaluar kohë të lirë. Në këtë fshat malor, vetëm katër shtëpi janë të banueshme dhe njëri nga fshatarët ka një kope dele, ushiqimi i tyre është bio dhe përgatisin ushqim nga produktet e qumshtit të deleve.
Interesante për tu vizituar është një ujvarë e vogël, që nuk e ka prekur dora e njeriut. Ju mund të provoni ujin e burimit dhe të shijoni freskinë e maleve nga uji buron. Nëse shkoni në Burrnik, do të ju duhet të përgatiteni mirë, pasi atje nuk ka ndonjë market apo dicka të tillë që do të mund të furnizoheni me ushqime.
Përpos këtyre, ju do të keni kënaqësinë të shihni shtëpi të vjetra të ndërtuara shumë vite më parë që të jep një ndjesi interesante që ta vizitoni nga afër, se si është jetuar më parë. Ende, është ruajtur orgjinaliteti i shtëpive me tulla karakteristike për zonën, ajo cfarë do të shihni është ndryshe nga arkitektura moderne që jemi mësuar të shohim cdo ditë.
Nga qendra e komunës së Ferizajt, ju mund të shkoni në fshatin Burrnik për vetëm 26 minuta me veturë, në distancë vetëm 15 kilometra. Ndaj, nëse keni nevojë për qetësi shpirtërore, duke dëgjuar vetëm cicërimën e zogjëve dhe duke parë gjelbërim rreth e përqark, ju mund të shkoni dhe ta vizitoni këtë vend, ju sigurojmë se është një eksperiencë për tu mbajtur mend.
Discussion about this post