Laguna e Nartës përfaqëson një nga lagunat më të mëdha e më të rëndësishme të Shqipërisë.Ajo ndodhet në skajin jugor të Ultësirës bregdetare,në afërsi të qytetit te Vlorës.Ka një sipërfaqe te përgjithshme 41.8km2,rreth 1/3 e së cilës dhe kryesisht zona e saj veriore,përdoret per kriporen e Skoefotinës.Kjo lagunë shtrihet në zonën JL të Gjirit detar të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë litoral,që përbëhet nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithshme rreth 8km dhe gjërësi 100 deri 1400m.Ai është formuar nga akumulimi i pandërprërë i prurjeve të ngurta të lumit Vjosa.
Laguna e Nartës dhe Zvërneci gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të tij. Pamja e parë mbi to mund tëmerret madje që në kodrat nga Kriporja deri sa mbërrihet në qytetin e Vlorës përgjatë rrugës që vjen nga Fieri. Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës. I tërë peisazhi krijon një ansambël shumë të bukur natyror, me plot kontraste dhe ku gjenden në harmoni bukuria me qetësinë e këtij vendi. Përveç bukurisë natyrore, interes të veçantë paraqet për vizitorët Manastiri i Shën Mërisë, i cili ndodhet në ishullin e Zvërnecit dhe ku mund të shkohet me një urë të ngushtë këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X-të pas Krishtit. Ai kishte një bibliotekë kishtare shumë të pasur. Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri qëndroi i mbyllur, u plackit dhe u dogj. Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit të dhe manastiri si strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar. Sot ai gjendet i rikonstruktuar dhe shumë interesant për tu vizituar.
Veçanërisht ditën e 15 gushtit, e cila përkon me ditëlindjen e Shën Mërisë, manastiri dhe gjithë ishulli është i mbushur me besimtarë dhe vizitorë të shumtë, të cilët kalojnë gjithë natën në ishull, duke ndezuar zjarre dhe pjekur në hell mishin e bagëtive të asaj zone që shijon shumë. Por jo vetëm këtë ditë. Gjatë gjithë stinës së verës manastiri nuk mbetet bosh. Kisha ortodokse ngre aty kampingje për fëmijët që vijnë nga i gjithë vendi. Jo vetëm Zvërneci me ishullin dhe manastirin e tij, por e gjithë zona me lagunën dhe detin, përbëjnë një ekosistem shumë interesant dhe tërheqës për turistët. Me një sipërfaqe prej 41,8 km², laguna e Nartës zë gjithë pjesën veri-perëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë toke, i cili përbëhët nga duna aluvionale me gjatësi të përgjithëshme 8 km dhe gjërësi 100 – 1400 m. Nga që laguna komunikon nëpërmjet dy kanaleve me detin, uji i saj është i kripur. Kjo ka krijuar mundësinë që rreth 1/3 e lagunës të shfrytëzohet për nxjerrjen e kripës.
Me interes të vecantë për tu vizituar janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në perëndim të lagunës së Nartës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin. Përfaqëson një grup dunash rënore, të formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e brezit me duna arrin disa km, deri në Poro. Kanë lartësi deri në 5 – 6 m e gjerësi deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të vogla. Në një pjesë të tyre rreth 30 vjet më parë janë mbjellë bimë drurore si pishë dhe akacje. Rritja e tyre dhe gjëndja është e mirë. Dunat kanë vlera shkencore (gjeomorfologjike), estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojnë tokat arë në lindje të mbulohen me rërën që sjell era nga plazhi etj. Vizitohen duke ndjekur intinerarin qyteti i Vlorës – Kriporja – bregdeti i Nartës – Hidrovori.
Discussion about this post