Natyra që ka Kosova, ngjason me alpet aq shumë të vizituar të Zvicrës. Këtë herë, destinacioni që propozojmë të vizitoni do t’ju mahnit nga bukuria.Fjalën e kemi për fshatin Hogosht, që gjendet në komunën e Kamenicës, ku për vetëm 14 km nga qendra e Kamenicës, mund rrugëtoni për ta vizituar.
Sapo të arrini në fshat, ju pret një pamje e mahnitshme, me natyrë të gjelbëruar me mal rreth për rreth fshatit, ku do të ndjeni ajrin e freskët.
Ne fund të fshatit, gjendet një ujvarë që do t’ju lërë pa fjalë për sa e bukur e sa e magjishme duket. Aty, mund të qëndroni për një sesion fotografik si blogger i vërtet instagrami.
Mikpritja që të bëhet nga fshatarët e Hogoshtit, është tejet mbresëlëse dhe e ëmbël, traditë kjo e trashëguar.
Të gjithë të apasionuarit e futbollit, mund të gjejnë në Hogosht në mes te malit një fushë futbolli, e përshtashme për frekuentim në çdo kohë.
Pasi të keni vizituar fshatin, ju mund të drekoni nëpër disa restaurante të vogla por me shumë shijë që do ti gjeni aty.
Discussion about this post