Kohë më parë, shfrytëzoheshin si ambiente për larje të njerzëve, kurse tash vetëm emri u ka mbetur i tillë. Në anën tjetër, këto monumente me të madhe vizitohen nga turistët, duke u interesuar për funksionimin e tyre dhe historinë e tyre. Fjalën e kemi për, gërmadhat e Hamamit të Vjetër në Pejë, të quajtur edhe Hamami i Haxhi Beut, ku është një monument i trashëgimisë kulturore në Pejë. Ndërtesa e së cilës qëndron ende sot e asaj dite, por e pa shfrytezueshme, e që në kohën e tij përdorej si ambient për larje. Të gjithë ata që vizitojnë qytetin e Pejës, pa diskutim që do ta vizitojnë edhe Hamamin e Haxhi Beut, e monumente dhe atraksione të tjera që ngërthenë në vete ky qytet.
Hamami, është vepër monumentale me karakter shoqëroro- publik i ndërtuar në periudhën kur qyteti ishte në sundimin e osmanlinjëve, përkatësisht kur Peja ishte në kuadër të Sanxhakut të Dukagjinasëve (1462-1485), pra në gjysmen e dytë të shekullit XV. Donator i këti objekti monumental ishte Haxhi Beu nga Peja. Hamami si ndërtim klasik i arkitekturës islamo-shqiptare u ndërtua në mahallën e Sinan Vojvodës, kjo ishte periudhë kur, Peja, kishte vetëm 18 mahalla.
Ambienti i përgatitjes për larje-shatërvani, në këtë ambient klientet pajisen me invertarin e duhur për larje si nalane, peshqir etj. Ambienti ndërmjetës izolues kapalluku, mjedisi ndërmjetës si pjesë përbërëse e hamamit ka shërbyer si ndërlidhëse në mes të pjesës së zhveshjes me atë djersitjes, masazhit dhe të banjove të veçanta. Ambienti kryesor i djerësitjes, masazhit dhe hamamet, nga mjedisi izolues kalohet në kthinën kryesore, ku klientet përgatitën për fazën përfundimtare të larjes.
Hamami i Vjetër, Hamami i Madh, Kurshumli Hamami sikurse që është i njohur nga vendasit, pejanët, përkatësisht Hamami i Haxhi Beut sipas emërit të donatorit të objektit monumental, është një ndër ndërtimet shoqëroro – publike e qyteteve të territorit etnik shqiptar i ruajtur deri në ditët tona me mjaft elemente të gjendjes fillestare, origjinale, pra në një masë dhe formë e ruan autenticitetin e kohës së ndërtimit. Hamami i Haxhi Beut është një realitet, ekzemplar dhe raritet i ditëve tona.
Hamamet si ndërtime publike me karakter shoqëror, zënë një vend mjaft me interes dhe rëndësi në ndërtimet arkitekturale të popullit shqiptar. Faktori kohë, kushtet atmosferike, faktori njeri, transformimet e pandërprera të qyteteve shqiptare kanë ndikuar që nga këto objekte monumentale deri në ditët tona të ngeli një numër i kufizuar i tyre.
Hamamet, si gjini e ndërtimeve shoqërore patën një përhapje të gjerë në qytetet shqiptare gjatë sundimit Osman. Koha, transformimet e dukshme dhe tejet të mëdha në kontinuitet të qyteteve shqiptare bënë që nga hamamet të ruhet një numër i kufizuar i tyre. Hamamet, banjot publike të ruajtura deri më sot edhe pse të transformuara, me elemente të humbura nga gjendje fillestare prapëseprapë zënë vend meritor në trashigiminë, thesarin e kulturës, përkatësisht në ekzemplarët e vlerave të trashigimisë etnokulturale, në vlerat e kulturës materiale shqiptare.
Discussion about this post