Gjilani vend i duhur për ta vizituar

Çdo qytet e ka veçantinë e vet, njejtë  edhe komuna e Gjilanit. Rrugëtimi i radhës na çon drejtë komunës së Gjilanit, vend i mrekullueshëm i  rrethuar me peisazhe të bukura. Qytet ky që mbartë me vete shumë histori, një kulturë të spikatur dhe  tradita të veçantë, e çka e bënë më të veçantë këtë pjesë, është mikëpritja ku gjilanasit spikasin.

Jo vetëm kaq, trashëgimia kulturore në këtë qytet, është ruajtur tepër mirë. Së fundmi, arkitektura e  qytetit është një gërshetim mes të vjetrës dhe të resë , duke  nxitur dëshirën për ta vizituar. Gjilani është  një  destiacion tejet i dashur edhe për të  rinjtë, pasi jeta e natës në këtë qytet është ndër më  atraktivet.

 

Komuna e Gjilanit, gjendet në pjesën lindore të Kosovës dhe është një nga shtatë komunat e mëdha të Kosovës. Viti i saktë i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është përcaktuar saktësisht. Në shekullin XVII Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë.

Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane – në vitin 1772. Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës (Artanës), e cila në mesjetë ka qenë një nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe zejtare në Ballkan.

Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në Moravë. Sulltani ka qenë i detyruar ta pranoj pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar.

Gjinajt, në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku sot, gjendet Gjilani. Si themelues i Gjilanit njihet Bahti Beg Gjinolli.

Pra, Gjilani është krijuar nga familja shqiptare dhe kjo është dëshmia kryesore se ai ka identitetit shqiptar. Të njohura si munomente kulturo-historike në këtë qytet është Kalaja e Pogragjës, Kalaja e Resulës në Pidiq dhe Kalaja e Mireshit.

Vende të veçanta dhe interesante për tu vizituar në këtë komunë, është Shpella e Resulës dhe Burimi (vrella) në Pidiq, rrjedha e lumit të Llapushës, liqeni i Përlepnicës, liqeni i Livoçit të Epërm.

Në komunën e Gjilanit gjenden 31 xhami, një kishë katolike,  një teqe dhe 9 kisha ortodokse. Xhamia në qendër të qytetit ka pësuar dëme të mëdha nga tërmeti i 24 prillit 2002 dhe është rindërtuar më vonë. Kisha katolike në fshatin Dunav (zonë kufitare me Preshevën dhe Kumanovën) nuk kryen më shërbesa, sepse atje nuk ka ngelur më as popullatë.

Discussion about this post

Related Posts