Kuç, një botë e paprekur natyre

Një botë ku duket sikur viziton Shqipërinë e 200 vjetëve më pare, me peisazhe natyrore të paprekura, të përshkuara nga plot blegtore, qindra dhen dhe dhi nëpër  shtigje dhe me baxho të ngulura aty këtu nëpër lëndina të vogla.

 

Si nje nga fshatrat me te njohura te Laberise, ky vendbanim eshte dhe nje nga me te vjetrit te periudhes prehistorike, e ne epoken e gurit te shek XII p.e.r. Si te gjithe fshatrat e tjere permendet edhe ne regjistrat Osmane me nje numer te konsiderueshem popullsie dhe me nje siperfaqe te gjere.

 

Sot numerohen rreth 400 shtepi dhe 3000 banore.Si nje produkt historik i ketyre vendeve pa shtet dhe gjithmone ne lufte dhe ne nevoje per tu organizuar edhe qeverisur, kane perdorur per nje kohe shume te gjate Kanunin e Laberise si nje sistem normash dhe vlerash.

 

Krenare per vendin e tyre , nga te kater anet degjon veç kenge labe dhe njerez qe mbajne iso, trokasin gotat e qeshin me njeri-tjetrin. Mish qengji, djathe, gjize dhe raki, menuja e tyre e harese.

Discussion about this post

Related Posts