Kultura shpirtërore Dropullite, kostumet popullore që ruhen ende me fanatizëm

Zona e Dropullit në Gjirokastër është e njohur për pasurinë dhe trashëgimin e traditave të tyre në breza. Trashëgimia shpirtërore e kësaj zone përcillet tek të rinjtë të cilët njohin mirë këngët e vallet popullore të cilat përherë shoqërohen nga veshjet tradicionale. Kostumi i nuses dropullite është edhe një ndër kostumet më të bukur.

Veshjet tradicionale popullore të grave ishin të pasura me qëndisma që zbukuroheshin me fije metalesh të çmuara. Kostumet tradicionale të burrave përfshijnë poture të bardha leshi, të gjëra në bel që përfundojnë të ngushta tek këmbët dhe shoqërohen me dollakë tek pulpat ose fustanellat e bardhë me pala, të shoqëruara me jelek dhe opinga me xhufka. Në kokë mbahej një kapllak i gjatë i zi, prodhuar me lesh qengji ose një qeleshe prej shajaku me majë.
Me një larmi të pasur kostumesh e traditash, banorët e Dropullit përpiqen ta përcjellin këtë pasuri të trashëgimisë shpirtërore brez pas brezi edhe pse imitimet e kostumeve të tyre popullore po devijojnë nga ato origjinale duke u pasuruar me elementë të reja.

 

Kostumi i nuses dropullite dhe në veçanti ai i Dervicinait është një ndër kostumet më të bukura në fondin e etnografisë shqiptare dhe diversitetit kulturor.

Discussion about this post

Related Posts