Muzeu Kombetar i Kosovës

Kosova është padiksutim tërheqësë dhe atraktive në sytë e vizitorëve jo vetëm  për historinë dhe përpjekjet për shtetformim, por edhe për vlerat e saj të trashëgimisë Kulturore duke përfshirë monumentet, veshjet tradicionale, muzetë dhe gastroniminë.

Ndër monumentet me të rëndësishme  historike të Kosovës,  listohet Muzeu Kombëtar, në Prishtinë.

 

Ajo që spikat është ndërtesa me një arkitekturë klasike të stilit Austro-Hungarez që daton rreth vitit 1885, objekti shërben si muze prej vitit 1949-tës. Planimetria e ndërtesës është drejtkëndëshe dhe është e ndërtuar me materiale të  gurit, tullës, dru e mermer. Në oborrin e saj ka ekzistuar edhe Sahat Kulla e Vjetër. Prej vitit 1980 objekti shfrytëzohet si Muze i Kosovës.  Me një koleksion të pasur të rreth 50 mijë eksponateve të profileve të ndryshme Muzeu ofron disa nën sesione, ku secili mund të eksplorojë mes pavijoneve të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, etno-kulturës, folklorit, trashegimisë etj. Ndërsa është ekspozitori më I gjërë I prezantimit dhe arkivimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës,  Muzeu është I ndarë në tre kategori, atë muzeale historike, Kompleksin Strehimor të Emin Gjikut, si dhe Muzeun e  Pavarësisë.

Në sesionin  historik , muzeu, përbëhet nga katër sektorë, ai arkeologjik, sektori etnologjik, sektori historik dhe sektori natyror.

Në pamundësi të ekspozimit të të gjithë materialeve, në  bodrume të muzeut gjenden depot e mijëra gjetjeve, artefakteve dhe fragmenteve të lëvizshme të materialit arkeologjik, sistemuar dhe mbajtur në kushte të veçanta me vëmendje dhe kujdes të veçantë.

Discussion about this post

Related Posts