Nga natyra e bukur, këtë herë kemi perzgjedhur të shkruajmë për fshatin malor të Firajës, i cili gjendet në komunën e Shterpcës dhe mund të arrihet nga qendra e Shtërpces vetëm për 20 km. Nëse përzgjedhni këtë destinacion për ta vizituar, po ju informojmë që përpos mundësisë për të parë natyrën e bukur dhe të virgjër, mund të kaloni një ditë të mrekullueshme pikniku. Malet nuk janë shumë të larta, ka hapësira nëpër të cilat ju mund të shijoni natyrën.
Natyrisht, ju e keni mundësinë të ecni nëpër shtegjet që janë krijuar nga banorët e kësaj ane.Për të arritur në malet e këtij fshati, nuk ju duhet rrugë shumë e gjatë, ngase i komplet fshati ka vetëm 10km, mirëpo, në këto 10 km, ju do te shihni livadhe të gjelbëruara e rrjedhje ujrash nga mali që i ndanë në gjysmë livadhet.
Lartësia mbidetare e këtij fshati është 850m dhe në këtë fshat banojnë vetëm 2000 banorë. Në mes malit, gjendet një restorant, ku mund të drekoni nën tingujt e cicërimave të zogjve dhe nuk do ta ndjeni të nxehtin, restoranti ndodhet në mes malit dhe ushqimin që do shijoni, nuk e keni provuar më parë.
Gjatë qëndrimit tuaj do të mund të shihni shtëpi të vjetra të ndërtuara para 200 viteve, të cilat i japin fshatit një hijeshi malore. Triptoalbania.al vazhdon që të ju sjellë nga afër, destinacionet turistike të Kosovës, Shqipërisë e të gjitha trevat shqipëfolëse, në mënyrë që ju ta keni më të lehtë të zgjidhni cfarë i përshtatet pikave tuaja të interesit.
Discussion about this post