Tujani, “magjia” mes maleve të Tiranës

Tirana është plot me supriza, pasi rrethinat e saj janë ende të panjohura për të gjithë qytetetarët e Tiranës. Pas vitit 2015, me reformën e re territorial, qyteti ka kufi të rinj, ku tashmë përfshihen më shumë fshatra, lugina, male, lëndina, kanione e gryka të mëdha, liqene e lumenj. Një ndër to është edhe shkalla e Tujanit.

Ne udhëtuam një të ditë drejt Kanioneve të Tujanit. Kisha dëgjuar shpesh për këtë vend dhe kisha parë foto të ndryshme, por ta prekësh nga afër është një ndjesi krejt ndryshe, që të lë pa fjalë.

Nё vetёm njёzet minuta do ta gjesh veten tё zhytur mes kanioneve qё, herё tё lёmuar e herё tё mprehtё, ngrihen anёve tё Lumit tё Tiranёs. Papritur zhurmat e trafikut tё kryeqytetit zёvendosohen nga cicёrima zogjsh a fёshfёrima gjethesh, sipas stinёs, e gjithmonё nga gurgullima e ujit tё lumit. Shkalla e Tujanit është edhe kufiri gjeografik që ndan malin e Brrarit nga ai i Dajtit. Dikur, ky vend, ka qёnё “arratisja” e preferuar e ҫunave tё “tironёs”, tё cilёt mbёrrinin kёtu nё biҫiklete pёr t’u larё nё lumё.

Kur jeton nё Tiranë dhe ke njё fundjavё tё shkurtёr, qё s’tё jep mundёsi pёr t’u larguar dhe pёr t’u shkёputur nga zhurmat e qytetit, mund tё biesh lehtёsisht nё dёshpёrim apo ta gjesh veten duke lakmuar fotot e miqve tё tu nё instagram. Por ajo qё unё sygjeroj tё bёni nё kёtё rast ёshtё tё mbyllёsh instagramin, tё ҫohesh, tё marrёsh njё mjet transporti, qoftё ajo edhe njё biҫikletё pёr aq sa moti ta lejon, dhe tё nisesh drejt këtij vendi, rreth dhjetё kilometra nga qendra.

Shkalla e Tujanit është grykë e ngushtë 1000 metra e thellë, e çarë nga gëlqerorët e vargut malor Krujë-Dajt nga lumi i Tiranës. Ajo veçon malin e Dajtit nga mali i Priskës së Vogël (1241 metra). Si pasojë e disa fenomeneve dhe dukurive karstike jane krijuar dhe mjaft shpella ende të panjohura. Në të dalë të grykës, lumi i Tiranës ka formuar kanione të ngushta, mjaft të bukura për tu eksploruar.

E gjithë kjo bukuri ndodhet vetëm 10 km larg qendrës së Tiranës. Pamja piktoreske dhe ajri i freskët e bejne atë një zgjedhje perfekte për të kaluar një dite ndryshe, të bukur e të qetë. Një drekë te restoranti tradicional që ka dhe emrin e zonës, do e bënte më të bukur ditën tuaj në këtë zonë, fare pranë Tiranës.

 

Si të shkojmë te shkalla e Tujanit?

Duhet të merrni rrugën nga Tufina, që të gjithë e njohin si një pikë fundore të Tiranës, ku ndodhen dhe varrezat e qytetit. Por pas Tufinës rruga të çon drejt fshatit të Brarit, një fshat i bukur pjesa kryesore e të cilit është i vendosur në një kodër të gjelbëruar në anën e majtë. Vazhdon udhëtimin pasi lë fshatin Brar dhe futesh në një rrugë me çakull, e pashtruar, që është fillimi i Rrugës së Arbrit, që do lidhë Tiranën me Dibrën dhe Maqedoninë. Për gati 4 km duke ecur me ngadalë në një rrugë të tillë, mbërrin në një zonë me shkëmbinj shumë të lartë dhe me forma të cuditshme. Zona ka një emër, quhet Shkalla e Tujanit.

 

 

Discussion about this post

Related Posts