Media tour-i i 16-të

Në vazhdën e aktiviteteve tona për promovimin e Shqipërisë dhe turizmin atje, ne si Trip to Albania, më datat 5, 6 dhe 7 maj 2023, organizuam tour-in e 16 mediatik në Shqipëri. Bashkë me neve ishin një numër i madh gazetarësh, që përfaqësuan institucionet e tyre mediatike kosovare, të cilët patën rastin, të vizitonin, e të punonin materiale, kronika, intervista e paraqitje direkte, nga Shëngjini e Tirana.
Përveç personave zyrtar që folën lidhur me turizmin, planet, përgatitjet dhe gatishmërinë për sezonin turistik 2023, gazetarët patën mundësinë edhe të punojnë materiale për operatorë të caktuar hotelierik në Shëngjin, Lezhë, Tiranë e Dajt, të cilët ekipet tona, bashkë edhe me gazetarët që ishin pjesë e këtij info tour-i, i mirëpritën në ambientet e tyre, për çka i falenderojmë publikisht.
Në galerinë më poshtë, mund të shihni fotografi nga udhëtimi, puna dhe shijimi i gatimeve tradicionale, të shërbyera nëpër hotelet dhe restoranet e vizituara.
Bazuar në planet tona, ky ishte tour-i i parë për vitin 2023, por nuk do të jetë i fundit, i këtij lloji.

 

Discussion about this post

Related Posts