Kësaj here Triptoalbania.al ka sjellë për ju një destinacion aspak të dëgjuar ose shumë pak të njohur. Bëhet fjalë për fshatin Tërshena në Kukës, i cili të lë pa fjalë me bukurinë e tij.
Tërshena është një fshat në komunën Bicaj në rrethin e Kukësit. Ky është në fakt i vetmi informacion që mund të gjeni për këtë fshat në google dhe për fat të keq për të nuk ka ende publicitet. Megjithatë të apasionuarit pas hiking dhe aventurës së natyrës kanë arritur ta bëjnë këtë fshat pjesë të guidave të tyre. Më tepër se fjalët për këtë fshat flasin fotot e atyre që kanë mundur ta shohin e prekin nga afër këtë fshat me 6-7 familje.
Nëse do kishte pak investime dhe shtëpi akomoduese, padiskutim ky vend përrallor do të ishte destinacioni më i ri dhe më i pëlqyer i të gjithëve.
Për të mbërritur në këtë fshat, duke qenë se është vend malor duhen rreth 6 orë udhëtim në nivel mesatar vështirësie me rreth 700 metër në ngjitje dhe 1000 metër në zbritje. Në fakt të gjithë e dijmë se Kukësi ka zona malore shumë të bukura për sportin e aventurës në natyrë, hicking, climbing etj, si dhe gjithmonë shtigje të reja për ti eksploruar dhe prekur nga afër.
Triptoalbania.al do tju sjellë vazhdimisht destinacione të reja që presin të eksplorohen nga ju, për të krijuar aventura të reja që do të mbeten në kujtimet tuaja.
Discussion about this post