Memoriali i Skënderbeut në Lezhë

Memoriali i Skënderbeut në Lezhë është njëherësh varri më madhështor në Shqipëri.

Fale restaurimit të ky memorial, kohët e fundit edhe numëri i vizitoreve ka ardhë në rritje, ndërsa pjesa më e madhe e vizitorëve mbeten emigrantët shqiptarë dhe nxënësit e shkollave.

Janë vizitor nga vëndë të ndryshme të botës të cilë njihën me një nga objektët me vlera të shumta historike dhe arkitektonike për Shqipërinë.

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.  Përveç mureve të kishës në këtë objekt gjendet edhe absida ku ndodhet i vendosur busti i Skenderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi derën e kishës.

Në mure janë varura 25 mburoja prej bronzi të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Memoriali i Skenderbeut – është vendi ku me 2 Mars 1444 u mbajt “Beslidhja e Lezhës” dhe ku më 17 Janar 1468 u varros heroi kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu.

Ka qënë objekt kulti që është përdorur si kishë dhe xhami në periudha të ndryshme. Ky objekt që i përket shek.XIV është e tipit bazilikor me gjatësi 17m dhe gjerësi 8m. Në muret e saj ndodhet një afresk i Shën Nikollës. Sipas gojëdhënave në vitin 1478, turqit të cilët pushtuan Lezhën, shkatërruan dhe hapën varrin e Skënderbeut dhe thuhet se eshtrat e tij u morën nga ushtarët dhe të cilët i mbështollën me flori e argjend për ti përdorur si hajmali për pathyeshmëri në beteja.

Arkeologët flasin edhe për të tjera pasuri të “nëndheshme” që mund të gjenden tek Memoriali i Skënderbeut, duke përfshirë ndërtime pagane, të cilat datojnë nga shekulli i 3-të pas Krishtit. Gërmime të herëpashershme kanë zbuluar mure të lashtë përreth Memorialit të Skënderbeut duke e kthyer atë në një monument me vlera të larta arkeologjike. Por, le të mos harrojmë se, mbi të gjitha, ai mbetet vendi ku gjendet shpirti i një heroi të pashembullt!

Ndërkohë Historianët flasin se në qendër të katedrales, poshtë vendit që sinifikon varrin e heroit kombëtarë, ndodhet një tjetër kishë dhe një sarkofag prej guri që nuk janë shfaqur ende për publikun. Përbëhet nga dy rradhë gurësh antikë me përmasa të konsiderueshme, të vendosur në formë drejtkëndëshi dhe të lidhur me plumb.

Në këtë hapësirë duhet të ketë qenë e pozicionuar pjesa e poshtme e sarkofagut të punuar në mermer sipas tipologjisë së varreve monumentale. Ajo është e vendosur mbi një objekt të periudhës romake (shek.II, p.k.). Objekti është i konservuar në një dhomë të mbuluar dhe qëndron e tillë prej vitit 1980. Dhoma e fshehtë e nëndheshme mbetet një mister që ende nuk është zbuluar, ndërsa vijon të jetë kurioziteti i shumë historianëve dhe arkeologëve.

 

Discussion about this post

Related Posts