Një tjetër vend shumë i bukur për ta vizituar në Kosovë, është Maja e Lubotenit. Maja e Lubotenit, është majë e maleve të Sharrit, që ndodhet në pjesën perëndimore të Kaçanikut dhe është 2498 me lartësi mbidetare. Luboteni, konsiderohet si maja më e bukur e maleve të Sharrit duke të ofruar peisazhe të mahnitshme dhe nuk do të mund të ndaleni së fotografuari këto bukuri në momentin që arrini në këtë pjesë të veçantë të maleve të Sharrit.
Mirëpo, për tu ngjitur në majë të Lubotenit, juve ju duhet të keni kondicion të mjaftueshëm në mënyrë që të njgiteni në këtë maje dhe ta shijoni bukurinë që shihet nga lart. Numri i vizitorëve të kësaj maje është i lartë, dhe frekuentohet më së shumti kryesisht nga alpinistët, të cilët zgjedhin pikërisht këtë majë për ti shijuar pamjet magjepëse që i ofron ky vend. Maja e Lubotenit është maje e maleve të Sharrit, ndodhet në pjesën perëndimore të Kaçanikut dhe është 2,498 metra i lartë. Nga kjo pjesë, ju mund të shihni anët e ndryshme të Anamoravës.
Luboteni, ani pse është në kufi me Maqedoninë Veriore, Kosova e ka më shumë se gjysmën e malit, ku ajri është tepër i pastër dhe ndodhë që edhe ditëve të pranverës maja mbetet ende e mbuluar me dëborë. Kjo pjesë, ofron mundës të mëdha për zhvillimin e turizmit malor dhe është shumë i pështatshëm për alpinistë. Në Luboten, nuk keni mundësi tjetër për të shkuar me vetura, vetëm duke ecur. Prandaj, ky vend i bukur në Kosovë, ia vlenë të vizitohet patjetër ku ka organizime të ndryshme që në mënyrë të organizuar mund ta vizitoni këtë pjesë.
Discussion about this post