Mitrovica, është qyteti në veri të Kosovës, me shumë vende që i’a vlenë t’i vizitoni. Së fundmi, pikë referimi e qytetarëve jo vetëm nga Mitrovica por edhe nga qytetet tjera, është Liqeni Artificial, i cili ndonëse ka pak vite që është ndërtuar, është bërë një vend tejet i vizituar dhe shumë atraktiv. I vendosur në periferi të qytetit, ky liqen i’a shton edhe më shumë rëndësinë dhe bukurinë Mitrovicës.
Liqeni i Mitrovicës, gjendet vetëm disa qindra metra larg nga qyteti. Kjo zonë, së fundmi është shndërruar në atraksion për qytetarë nga të gjitha vendet e Kosovës dhe shumë prej tyre e kalojnë gjithë ditë atje, pasi dhe mund të lahen. Pamja piktoreske që merr liqeni në secilën pjesë të ditës e bënë atë një vend shumë relaksues dhe të dëshirueshëm për ta vizituar dhe për të ndjerë freskinë që të jep.
Gjithashtu, ju mund të merrni një varkë të vogël që gjendet aty dhe të mund të lundroni dhe ta shijoni gjithë liqenin. Përreth liqenit, ka shumë kafene e restaurante të ndryshme ku ju mund të freskoheni me ndonjë pije dhe mund të drekoni duke i shijuar ushqimet më të mira në atë pjesë, me pamjen mahnitëse që të jep liqeni, do ta shijoni shumë.
Liqeni i Mitrovicës, si një liqen artificial ka gjatësi prej rreth 1.8 kilometrash, gjerësi deri në 150 metra dhe thellësi deri në 4 metra. Liqeni, shtrihet në hapësirën përgjatë rrjedhës së lumit Ibër, në mes Mitrovicës dhe fshatrave: Suhodolli i Poshtëm, Suhodolli i Epërm, Zhabari i Poshtëm e deri në Gushacë e Vinarcë të Poshtme. Përreth tij ka kafene e restorante të ndryshme ku mund të uleni dhe t’i shijoni pijet dhe ushqimin me pamjen mahnitëse të liqenit përballë.
Natën vonë, do të mund ta shijoni këtë pamje, prandaj ju rekomandojmë ta vizitoni qytetin e Mitrovicës dhe ti shijoni bukuritë e këtij vendi.
Discussion about this post